GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-në nuk janë dëmtuar pavarësisht mosmarrëveshjes me presidentin Donald Trump. Ai shtoi se komunikon vazhdimisht me Trump.
"Pati një mosmarrëveshje, por unë mund të jetoj me të. Do të vazhdoj të përpiqem për një marrëdhënie të mirë transatlantike me SHBA-në, edhe nëse kemi pikëpamje të ndryshme për çështje të caktuara, siç është Irani. Gjithashtu do të vazhdoj t'ia shpreh mendimin tim Donald Trump. Marrëdhënia nuk është dëmtuar, ka pasur vetëm një mosmarrëveshje. Do ta diskutoj me të, flasim rregullisht në telefonn", tha kancelari në një intervistë me ZDF
Merz përsëriti gjithashtu qëllimin e tij për ta bërë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë.
"Ne jemi në rrugën e duhur për ta arritur këtë. Po marrim përgjegjësi udhëheqëse brenda NATO-s", theksoi ai dhe duke iu referuar rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes të Gjermanisë, vuri në dukje se është impresionuar nga shpejtësia me të cilën Forcat e Armatosura Gjermane po kompensojnë terrenin e humbur.
Mediat shkruajnë se kancelari pranoi se koalicioni qeverisës po humbet besueshmërinë dhe ka nevojë për përmirësim në rritjen ekonomike. Merz theksoi se qeveria është në rrugën e duhur, duke arritur më shumë se ajo e mëparshmja në çështjet e sigurisë dhe imigracionit.