BOTA

Tensioni Trump-Maduro/ SHBA sekuestron cisternën e dytë me naftë në brigjet e Venezuelës

Piranjat Përditësimi i fundit 20 December 2025, 22:15

Tensioni Trump-Maduro/ SHBA sekuestron cisternën e dytë me naftë

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një tjetër anije cisternë në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Venezuelës, shkruajnë mediat e huaja.

Ngjarja vjen vetëm disa ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një “bllokadë” ndaj të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.

Ky është rasti i dytë brenda javëve të fundit që SHBA sekuestro cisternë me naftë pranë Venezuelës dhe ndodh në një kohë kur Uashingtoni ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në rajon, ndërsa Presidenti Donald Trump vijon të shtojë presionin ndaj Presidentit venezuelian Nicolas Maduro.

Tre zyrtarë, nuk thanë se ku po zhvillohej operacioni, por shtuan se Roja Bregdetare amerikane ishte në krye të tij.

Dy zyrtarë të tjerë, që folën për agjencinë Associated Press, konfirmuan gjithashtu operacionin.

Gazetarja e Al Jazeera-s, Heide Zhou-Castro, tha se ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane për këtë operacion.

“Ende po presim konfirmim nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni për detajet, përfshirë se cila anije ishte, ku ndodhej dhe nëse kjo anije ishte apo jo subjekt i sanksioneve amerikane,” tha ajo.

Në 10 dhjetor Presidenti Trump njoftoi sekuestrimin e cisternës së parë me naftë në Karaibe. Cisterna e sekuestruar ishte nën sanksione të Thesarit të Shteteve të Bashkuara që nga viti 2022 nën dyshimet se ishte pjesë e flotës globale të anijeve që janë përfshirë në kontrabandimin e naftës iraniane.

Administrata Trump pohon se po synon Venezuelën si pjesë e një përpjekjeje për të luftuar trafikun e drogës në rajon. Por Karakasi është kundërpërgjigjur duke thënë se Washingtoni po kërkon të “përvetësojë rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës përmes përdorimit vdekjeprurës të forcës ushtarake”, duke sugjeruar se përpjekjet kundër drogës janë thjesht baza për një përpjekje për të larguar në mënyrë të paligjshme Maduron nga pushteti.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?