Tjetër skandal për pronarin e diskos së Crans-Montana, arrestohet për dhunë ndaj gruas!

Një tjetër çështje penale është hapur për Jacques Morettin, pronarin e diskotekës “Le Constellation” në Crans-Montana, ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij vazhdojnë të jenë nën hetim për tragjedinë ku humbën jetën 41 persona. Sipas televizioneve zvicerane Léman Bleu dhe RTS, Moretti është arrestuar nën akuzën se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Jessica Moretti.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë natës mes 11 dhe 12 gushtit, në banesën e çiftit në kantonin Valais.
Sipas raportimeve, Jessica Moretti ka pësuar dëmtime që kanë kërkuar shtrimin e saj në spital. Deri tani nuk ka informacion nëse ajo vazhdon të jetë e shtruar, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë publike rrethanat konkrete të ngjarjes.Çështja e dhunës po hetohet veçmas nga dosja penale për tragjedinë e Vitit të Ri në Crans-Montana.Avokatët e çiftit Moretti kanë konfirmuar se faktet e reja janë objekt i një hetimi të veçantë dhe kanë deklaruar se nuk do t'i komentojnë, pasi lidhen me jetën private të bashkëshortëve.
Ata kanë kërkuar gjithashtu që ngjarja të shihet në kontekstin e situatës me të cilën çifti po përballet që prej 1 janarit, kur zjarri në diskotekën e tyre shkaktoi 41 viktima dhe 115 të plagosur.Jacques dhe Jessica Moretti po hetohen nga Prokuroria e Valais së bashku me 14 persona të tjerë për tragjedinë në “Le Constellation”. Sipas materialit të publikuar, ndaj tyre rëndojnë akuza që përfshijnë vrasjen nga pakujdesia, zjarrvënien e qëllimshme dhe shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore nga pakujdesia.
Në gusht, gjykata e kantonit Valais zgjati me tre muaj masat e sigurimit ndaj bashkëshortëve Moretti. Mes detyrimeve të vendosura ndaj tyre është edhe paraqitja e përditshme në polici.
Tashmë Jacques Moretti përballet me një hetim të dytë, të ndarë nga dosja e tragjedisë së Crans-Montana, këtë herë për dhunën e dyshuar ndaj bashkëshortes.
Lexo edhe
BOTAVrasja e komandantit rus në Sevastopol, kush është 32-vjeçarja e arrestuar që dyshohet se aktivizoi bombën

"Ju ka lënë mendja apo çfarë?”/ Azerbajxhani kërkon të qetësojë gjakrat mes Izraelit dhe Turqisë

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhje me Rusinë

Air France mbyll saunën private në Paris, pasagjerët e kthyen në “vend s*ksi”

Bosi i mafias kaukaziane ekzekutohet në mes të ditës në Izrael

Arrestohet djali i ministrit të Kulturës në Bosnje, dyshohet për zjarrvënie në fabrikën e jahteve, hetimet e lidhin me krimin e organizua...

Irani i përgjigjet Trumpit: “Kalifornia, territori i ri i Republikës Islamike”

Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin





