Trageti përfshihet nga flakët në mes të detit, pesë të vdekur dhe 41 të zhdukur

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget indonezian u përfshi nga flakët gjatë lundrimit në det të dielën.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit të Indonezisë (Basarnas), disa pasagjerë u detyruan të hidheshin në det për t’i shpëtuar zjarrit dhe u shpëtuan nga një anije që ndodhej pranë vendngjarjes.
Autoritetet njoftuan se gjithsej 225 persona që ndodheshin në bordin e tragetit janë shpëtuar, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për gjetjen e personave të zhdukur.
Sipas Agjencisë Rajonale të Kërkimit dhe Shpëtimit në Surabaya, katër anije të tjera ishin vendosur në gatishmëri pranë tragetit, por nuk mundën t’i afroheshin për shkak të rrezikut që paraqisnin materialet e ndezshme në bordin e mjetit lundrues.
Kompania që operonte tragetin tha se kishte marrë një telefonatë nga kapiteni i anijes, i cili raportoi zjarrin ndërsa trageti po udhëtonte nga Surabaya, në Java Lindore, drejt Makassarit në Sulawesi Jugor.
Megjithatë, Basarnas bëri të ditur se kapiteni nuk kishte komunikuar më pas raportimit fillestar, ndërsa një operacion më i gjerë shpëtimi është nisur nga Surabaya, rreth gjashtë orë larg nga vendi i incidentit
Lexo edhe
BOTA
Trump "kthehet" në Groenlandë dhe Venezuelë? Ai lë të kuptohet se do t'i aneksojë ato

Si kriza e emigrantëve në Spanjë krijoi një stuhi politike?

BBC zbërthen skemën, si funksionon “fabrika” e vrasësve adoleshentë në Europë

"Pushtimi" maroken në Spanjë, e gjithë bota sulmon kryeministrin spanjoll

Izraeli bombardon Gazën, humbin jetën shtatë persona

Trump: Anulova sulmet ndaj Iranit me kusht që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt

Sulmi me dron në Detin e Zi fundos një anije ruse kontejnerësh

Punëdhënësit i shtynë punonjësit të përdornin më shumë IA





