Tragjedi në Argjentinë, rrëzohet helikopteri gjatë stërvitjes për zjarret në pyje, humbin jetën 7 persona

Një aksident tragjik ka ndodhur në Argjentinë, ku një helikopter është rrëzuar gjatë një stërvitjeje për shuarjen e zjarreve në pyje, duke shkaktuar vdekjen e të shtatë anëtarëve të ekuipazhit.
Helikopteri tip Bell 412 u rrëzua pak pas ngritjes nga zona e San Juanit. Në bord ndodheshin drejtues të policisë, zjarrfikësve dhe strukturave të Mbrojtjes Civile, të cilët po merrnin pjesë në një program trajnimi për përballimin e emergjencave nga zjarret.
Sipas autoriteteve, helikopteri humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror ndërsa fluturonte në një lartësi rreth 4 mijë metra mbi nivelin e detit, pak para orës 10:30 me orën lokale. Kushtet atmosferike në momentin e aksidentit ishin të përshtatshme për zhvillimin e stërvitjes, ndërsa shkaqet e rrëzimit ende nuk janë bërë të ditura dhe po hetohen nga autoritetet.
Programi ku merrte pjesë ekuipazhi ishte organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Zjarrfikësve dhe synonte trajnimin e rreth 50 pjesëtarëve të ekipeve lokale të emergjencës.
Mes viktimave janë konfirmuar zëvendësshefi i policisë së San Juanit, Marcelo Videla, shefi i zjarrfikësve Ruben Castro, drejtori i Mbrojtjes Civile Carlos Heredia dhe zëvendësshefi i zjarrfikësve Jorge Carbajal.
Lexo edhe
BOTA
Rusia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për themeluesin e aplikacionit "Telegram"

SHBA shtrëngon bllokadën ndaj Iranit: 20 anije tregtare pengohen të hyjnë në portet jugore

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Tre skenarë për Iranin, në tryezën e Trump dhe Netanyahut! Nga diplomacia te një sulm i ri ushtarak

Trump paralajmëron hakmarrje pas sulmit iranian me raketë balistike: Do t’i mposhtim

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit/ SHBA intensifikon përpjekjet për përfundimin e luftës në Ukrainë

“IA mund të dalë jashtë kontrollit”/ Drejtues të OpenAI, Meta dhe Google kërkojnë më shumë siguri

Skandal në Medjugorje, statujat e Virgjëreshës Mari lyhen me bojë të zezë





