Tragjedi në Itali/ Nënë e bir gjenden të vdekur në garazhin e shtëpisë, dyshohet për helmim nga dioksidi i karbonit

Një 37-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar janë gjetur të pajetë në garazhin e banesës së tyre në Partiniko, në provincën e Palermos. Dyshohet se viktimat kanë humbur jetën nga gazrat e grumbulluar në dy depozita nëntokësore.
Ngjarja tragjike ndodhi në Partiniko, në zonën e Palermos, Itali, ku Rosalia La Manna, 37 vjeç, dhe djali i saj, Vincenzo Troia, 21 vjeç, u gjetën të pajetë në garazhin e banesës. Sipas hetimeve paraprake, shkak i mundshëm i vdekjes janë eshalacionet e dioksidit të karbonit (CO₂) të grumbulluara në dy depozita të vendosura nëntokë në garazh.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e specializuara të zjarrfikësve nga njësia NBCR, të pajisura me bombola oksigjeni, për shkak të rrezikut të lartë nga përqendrimi i gazit.
Sipas rindërtimit paraprak, në dy depozitat nëntokësore familja ruante rrjetat e përdorura për mbledhjen e ullinjve.Rosalia La Manna, e cila drejtonte një ndërmarrje bujqësore, i kishte lënë rrjetat në depozita për rreth një vit. Procesi i dekompozimit të materialit organik dyshohet se kishte shkaktuar prodhimin dhe grumbullimin e sasive të mëdha të dioksidit të karbonit.
Zjarrfikësit konstatuan se brenda depozitave nuk kishte oksigjen të mjaftueshëm për frymëmarrje. Sipas hetuesve, gjatë paradites 21-vjeçari Vincenzo kishte zbritur në një prej depozitave për të marrë rrjetat. Por ai nuk arriti të dilte më prej saj. Nëna e tij, pasi pa se djali nuk po kthehej, dyshohet se ka zbritur për ta kontrolluar. Edhe ajo mbeti e bllokuar dhe humbi jetën.
Trupat u gjetën në ambientin e garazhit, ndërsa ekipet e specializuara ndërhynë me pajisje mbrojtëse për shkak të pranisë së gazit. Karabinierët kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat e tragjedisë dhe mënyrën se si u krijua përqendrimi vdekjeprurës i dioksidit të karbonit.
Lexo edhe
BOTA
Tajfuni godet Japoninë, 1.9 milionë banorë urdhërohen të evakuohen

Varën pikturat e tyre në Luvër pranë "Mona Lisës", arrestohen 2 shtetas gjermanë

Dëbimet e Trump, skemë globale! Mbi 25 mijë emigrantë janë dërguar nga SHBA në vende të tjera

Çfarë pritet nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së? Liderët botërorë mblidhen në...

Rumani/ Sfida e TikTok-ut u kushton jetën dy adoleshentëve





