BOTA

Tragjedi në lumin e Amazonës/ Përmbytet varka turistike, tre viktima dhe 7 persona të zhdukur

Piranjat Përditësimi i fundit 15 February 2026, 12:36

Tragjedi në lumin e Amazonës/ Përmbytet varka turistike, tre

Një vajzë trevjeçare dhe dy persona humbën jetën në lumin e Amazonës. 

Mësohet se rezultojnë edhe 7 persona të zhdukur pasi një varkë turistike, u përmbyt pak minuta pasi nisi udhëtimin e saj në Amazonën e Brazilit.
Anija u fundos pranë pikës së famshme “Meeting of the Waters” në Manaus, të premten pasdite.

Dhjetëra pasagjerë mbetën duke luftuar me ujin në lumë, ndërsa varka të tjera nxituan për t’i nxjerrë nga uji.
Varka ishte nisur nga Manausi me destinacion Nova Olinda do Norte rreth orës 12:30.
Ajo u mbyt pranë zonës turistike ku Rio Negro dhe Rio Solimões rrjedhin krah për krah për milje të tëra pa u përzier.

Pamje tronditëse tregojnë pasagjerë të shpërndarë mbi ujërat e zinj dhe kafe, disa të kapur pas jelekëve të shpëtimit, të tjerë duke u mbajtur pas mbeturinave që notonin.

Sipas zjarrfikësve, dy persona humbën jetën, shtatë mbeten të zhdukur dhe 71 u shpëtuan.
Departamenti i Shëndetësisë i Shtetit të Amazonas konfirmoi vdekjen e vajzës trevjeçare Samila de Souza.


Viktima e dytë u identifikua nga Instituti i Mjekësisë Ligjore si 22-vjeçarja Lara Bianca.

Trupi i saj u dërgua në njësinë e patrullës lumore të zjarrfikësve në Portin e Manausit rreth orës 18:00, përpara se të transferohej në institutin lokal të mjekësisë ligjore.

Koloneli Elliton, komandant i zjarrfikësve të specializuar, tha se shumica e të shpëtuarve i shpëtuan pa lëndime serioze.
“Shumica prej tyre ishin shpëtuar tashmë nga varka që po kalonin në zonë; ndihma u ofrua nga ekipe të specializuara të fokusuara në kujdesin paraspitalor dhe shpëtimin e atyre që ishin ende në ujë.”

Zhytësit kërkuan nën sipërfaqe ndërsa ekipe të tjera kontrolluan brigjet e lumit Solimões.
Marina Braziliane dërgoi një ekip shpëtimi lumor dhe një helikopter në vendngjarje për të gjetur pasagjerët dhe për të nisur hetimin fillestar mbi përmbysjen.

Operatori, Lima de Abreu Navegações, konfirmoi aksidentin në një deklaratë, duke shtuar:
“Aktualisht po zhvillojmë një konferencë telefonike me të gjithë personat që ishin në bord, përfshirë pasagjerët dhe ekuipazhin, për të konfirmuar informacionin me përgjegjësi dhe transparencë të plotë.
Po ashtu, po hetojmë, së bashku me autoritetet kompetente, të gjitha rrethanat që çuan në incident.”

Policia rajonale konfirmoi se piloti i varkës u arrestua për vrasje nga pakujdesia, por do të lirohet me kusht (me garanci pasurore).

Ndërsa hetuesit e specializuar marrin në dorë çështjen, është formuar një grup pune me disa agjenci për të koordinuar reagimin.

Në port, ekipe mbështetëse përfshirë psikologë dhe punonjës socialë po ndihmojnë familjet që presin lajme.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?