Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
BOTA

Tragjedi në Mal të Zi/ Tre të vrarë në poligonin e qitjes, policia në kërkim të autorit të dyshuar

P
Piranjat31 August 2026, 21:10 · 2 min lexim
Tragjedi në Mal të Zi/ Tre të vrarë në poligonin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, 31 gusht, në poligonin e qitjes “Češka zbrojevka” në Danillovgrad të Malit të Zi, ku tre persona kanë mbetur të vrarë, njoftoi Policia e Malit të Zi.

Sipas autoriteteve, policia është vënë në kërkim intensiv të autorit të dyshuar, i cili dyshohet se është i armatosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Drejtoria e Policisë ka publikuar të dhënat e Mihail Nikolajeviç Shabunin (Mihail Nikolaevič Shabunin), 30 vjeç, shtetas rus, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen e trefishtë në poligonin “Češka zbrojevka”, duke përdorur armë zjarri.

 Shabunin dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj shtetasve të Podgoricës, Nemanja Kapor, 20 vjeç, dhe Petar Globareviç, 24 vjeç, si dhe ndaj Momir Radonjiç, 67 vjeç, nga Danillovgradi.

“Policia po punon intensivisht për gjetjen dhe arrestimin e personit në fjalë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion për të dyshuarin ose e vërejnë atë, të raportojnë të dhënat për vendndodhjen dhe lëvizjet e tij në numrin falas të policisë 122, përmes aplikacionit Policija CG (Stacioni Virtual i Policisë) ose në forma të tjera.

Policia thekson se informacioni për personin mund të jepet edhe në mënyrë anonime. Drejtoria e Policisë ka apeluar te qytetarët që të ndihmojnë në lokalizimin e Shabuninit.

“U lutemi qytetarëve të ndihmojnë në lokalizimin e këtij personi, duke theksuar se çdo fshehje e informacionit për një person që është në kërkim përbën vepër penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.