Tragjike/ Dyshime se u helmuan me monoksid karboni, muzikanti 55-vjeçar humb jetën në hotel, partnerja në gjendje të rëndë

Një muzikant 55-vjeçar me origjinë siciliane ka humbur jetën në një dhomë hoteli në qendër të Perugias, ndërsa partnerja e tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, dyshohet për shkak të helmimit nga monoksidi i karbonit.
Ngjarja po hetohet nga Karabinierët italianë, të cilët për momentin po përqendrohen te pista e një aksidenti. Sipas hetimeve paraprake, dhoma e hotelit ndodhet pranë një dhome kaldaje dhe autoritetet po verifikojnë nëse gazi mund të ketë ardhur nga ai impiant.
Çifti ndodhej në Perugia për një aktivitet muzikor, pasi do të merrnin pjesë në një koncert në Sala dei Notari, së bashku me një grup prej rreth 40 anëtarësh. Alarmi u ngrit pasi kolegët e tyre vunë re se çifti nuk kishte mbërritur për performancën e planifikuar. Pas kontrollit në dhomën e hotelit, u zbulua situata tragjike. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes dhe rrethanat e incidentit.
Lexo edhe
BOTA
Greqia në alarm nga zjarret, flakët përfshijnë Porto Germenon, evakuohen banorë dhe digjen shtëpi

Napoli tronditet nga një tërmet 4.7 ballë, 21 të plagosur dhe dëme të shumta

Peruja drejt aleancës së Trump, qeveria e re synon t’i bashkohet “Mburojës së Amerikave” kundër trafikut të drogës

Valë e re Covid-i në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik

Rritet bilanci i sulmit rus në Kiev, të paktën 9 të vrarë dhe 23 të plagosur

VIDEO/ Rrëzohet avioni strategjik amerikan

38-vjeçarja gjendet brenda një valixheje në Athinë, celulari i saj përdorej që të dukej se ishte gjallë

Trump tërhiqet nga premtimi për të lejuar Ukrainën të ndërtojë raketa Patriot





