Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve
BOTA

Tragjike/ Piloti i avionit i lë fjalët e fundit studentes që praktikonte dhe hidhet gjatë fluturimit

P
Piranjat 8 July 2026, 19:11 · 4 min lexim
Tragjike/ Piloti i avionit i lë fjalët e fundit studentes që

Një studente pilote u detyrua të ulte e vetme avionin e saj pasi instruktori dyshohet se u hodh nga mjeti fluturues gjatë një fluturimi stërvitor në Argjentinë.

22-vjeçarja po zhvillonte një seancë trajnimi me instruktorin e saj 42-vjeçar, Leandro Bertazzo, në një avion të tipit Cessna C-150, kur ai u largua papritur nga avioni gjatë fluturimit.

Ndërsa hetuesit po përpiqen të zbardhin rrethanat e vdekjes së tij, studentja, e cila besohet se ka licencë piloti, por vetëm pak orë përvojë fluturimi, ka deklaruar se instruktori hapi dritaren e avionit dhe u hodh.

Pavarësisht se pa instruktorin e saj, Leandro Bertazzo që binte drejt vdekjes, 22-vjeçarja arriti të ulte në mënyrë të sigurt dhe pa ndihmë avionin Cessna C-150 në aeroportin “Coronel Olmedo”, nga ku ishte nisur fluturimi, dhe njoftoi menjëherë autoritetet për situatën emergjente.

Bertazzo, i cili në profilet e tij online përshkruhej si ish-pilot komercial në Kili, u gjet i vdekur rreth 20 minuta më vonë në një fushë, në zonën që studentja kishte treguar si vendin e mundshëm ku ai kishte rënë.

Eduardo Alvarez, drejtor i shkollës së fluturimit, ku Bertazzo kishte punuar si instruktor për katër vite, tregoi bisedën që pati me studenten e re, e cila këmbëngulte se instruktori ishte hedhur vetë nga avioni.

“Në një moment, Leandro i tha: ‘Ti e di çfarë duhet të bësh, vazhdo përpara’. Më pas hoqi kufjet, sistemoi sendet e tij personale, përfshirë telefonin celular, zgjidhi rripin e sigurimit, hapi derën – e cila është shumë e vështirë për t’u hapur gjatë fluturimit – dhe u hodh jashtë avionit”, deklaroi Alvarez për mediat argjentinase.

Pavarësisht tronditjes, studentja arriti të dërgonte një mesazh duke njoftuar për situatën emergjente dhe më pas e ktheu avionin drejt pistës, ku kreu një ulje të sigurt.

Eduardo Alvarez, drejtori i shkollës së fluturimit Flying Parrot Córdoba, ku Leandro Bertazzo punonte si instruktor prej katër vitesh, e përshkroi atë si një njeri që ishte "gjithmonë i buzëqeshur" dhe tha se askush nuk e kishte kuptuar se ai mund të merrte një vendim kaq tragjik.

"Ai e mori këtë vendim tragjik në bordin e një avioni, me një person tjetër pranë tij. Nuk ka mënyrë për ta kuptuar apo shpjeguar këtë. Mendja njerëzore është aq komplekse dhe e paparashikueshme. Kjo është arsyeja pse ndodhi ajo që ndodhi", u shpreh Alvarez.

Ngjarja, e cila ndodhi të shtunën pasdite pranë qytetit të vogël Toledo në provincën Córdoba të Argjentinës, vijon të hetohet.

Autoritetet kanë deklaruar se rrethanat janë aq të pazakonta, sa për momentin nuk mund të japin një shpjegim të saktë për atë që ndodhi.

Një nga pistat që po shqyrtojnë hetuesit është mundësia që incidenti të ketë qenë pasojë e një defekti mekanik në derën ose në një prej sistemeve të sigurisë së avionit. Për këtë arsye, po verifikohen dokumentacioni i avionit dhe i shkollës së fluturimit, ndërsa po analizohen edhe komunikimet e zhvilluara gjatë kohës që avioni ishte në ajër, përpara se instruktori të binte prej tij.

Sipas mediave lokale, Leandro Bertazzo kishte marrë trajtim neuropsikiatrik, megjithëse për këtë fakt thuhet se ishin në dijeni vetëm familjarët e tij më të afërt.

Alvarez e përshkroi studenten si "shumë të kthjellët, të vendosur, të pjekur dhe profesioniste".

"Ajo ishte shumë e tronditur, por me profesionalizëm të plotë e drejtoi avionin drejt aeroportit dhe realizoi një ulje perfekte. Tregoi një nivel shumë të lartë përgatitjeje dhe profesionalizmi", tha ai.

Më herët, në të njëjtën ditë kur ndodhi tragjedia, Bertazzo kishte zhvilluar një tjetër fluturim stërvitor me një student tjetër, përpara se të hynte në kabinë me studenten 22-vjeçare. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.