Tre të vdekur nga ethet e Nilit/ Konfirmohen 35 raste të reja në Maqedoninë e Veriut, 6 në gjendje kritike

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut.
Viktima e fundit është një 61-vjeçar, ndërsa në vend janë konfirmuar 35 raste të infektimit, gjashtë prej të cilëve në gjendje kritike. Ministri maqedonas i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, tha se ka nisur spërkatja kundër mushkonjave në disa zona, ndërsa të tjera do t’i nënshtrohen këtij procesi në ditët në vijim.
Sipas tij, në Shkup do të spërkaten 17 mijë hektarë nga ajri dhe 5 mijë hektarë me spërkatje tokësore. Ai shtoi se janë planifikuar ndërhyrje edhe në ujërat e ndenjura, përfshirë pellgjet në park dhe liqenin në Stajkovcë.
Drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana, bëri të ditur se gjashtë pacientë po trajtohen në Njësinë e Kujdesit Intensiv, ndërsa 16 të tjerë janë të shtruar në Klinikë. Sipas tij, pacienti më i ri është 25 vjeç dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Ethet e Nilit Perëndimor transmetohen përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Rreziku për forma të rënda të sëmundjes është më i lartë te të moshuarit, personat me imunitet të dobët dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.
Ndërkohë, Athina mbetet një nga zonat më të prekura në Evropë nga ethet e Nilit Perëndimor. Në Greqi janë regjistruar deri tani 81 raste të sëmundjes dhe nëntë viktima.
Lexo edhe
BOTA
Përmbytjet në SHBA shkaktojnë 7 të vdekur/ Shirat rekord nxjerrin lumenjtë nga shtrati, mijëra banorë pa energji elektrike

Kërcënimet ndaj NATO/ Putin mbledh anije luftarake me raketa hipersonike “përballë” Evropës

Trumpi humb edhe një betejë/ Gjykata Supreme: Paguaj 5.6 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Zbulohet plani i Brukselit, gati të monitorojë UFO-t

“Atdheu nuk shitet”/ Argjentinasit në rrugë detyrojnë Presidentin të tërhiqet nga ligji për tokën





