Treni del nga shinat në Angli, disa vagonë përmbysen/ Pasagjerë të bllokuar, nis operacioni i shpëtimit

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat pranë stacionit hekurudhor të Lewes, në East Sussex të Anglisë së jugut, duke shkaktuar përmbysjen e disa vagonëve dhe bllokimin e pasagjerëve brenda tyre.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:54 me kohën lokale. Menjëherë pas aksidentit, në zonë u nisën ekipet e emergjencës dhe të shpëtimit për të nxjerrë pasagjerët nga vagonët e dëmtuar.
Sipas Sky News, deri tani nuk raportohet për viktima.
Disa persona kanë marrë plagë, por nuk raportohet se janë në gjendje të rëndë. Operacioni i shpëtimit vijon, ndërsa ekipet po punojnë për të nxjerrë personat që kanë mbetur të bllokuar.
Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë disa vagonë të përmbysur pranë shinave, ndërsa në zonë duken ekipet e emergjencës që po ndërhyjnë pas daljes së trenit nga shinat.
Autoritetet e kanë trajtuar ngjarjen si një incident të rëndë hekurudhor, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.
Aksidenti ndodhi në një ditë me temperatura të larta në Britani, ku termometri ka arritur deri në 38°C në disa zona. Nuk është bërë e ditur nëse temperaturat kanë ndonjë lidhje me daljen e trenit nga shinat.
Hetimet pritet të përcaktojnë rrethanat dhe shkakun e aksidentit, ndërsa operacioni në vendngjarje vijon.
Lexo edhe
BOTA
Parlamenti suedez ashpërson masat për emigracionin

Japonia reagon me zemërim, Putin viziton për herë të parë ishujt Kuril

32 alpinistë mbeten të bllokuar në Mont Blanc, kryebashkiaku refuzon helikopterin falas

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve pranë Romës, zjarrfikësit nuk hyjnë dot

Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor/ Danubi bie në nivele kritike, rrezikohet ftohja e reaktorëve





