Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B...
BOTA

Triller në Jon/ Biznesmeni spanjoll bie nga varka, gruaja qëndron 3 ditë e vetme në det

P
Piranjat23 August 2026, 18:17 · 2 min lexim
Triller në Jon/ Biznesmeni spanjoll bie nga varka, gruaja qëndron 3

Një operacion kërkim-shpëtimi është në zhvillim në Detin Jon për gjetjen e një 66-vjeçari spanjoll, i cili rezulton i zhdukur që prej 18 gushtit, pasi dyshohet se ka rënë në det nga varka me vela gjatë udhëtimit nga Siçilia drejt Peloponezit.

Sipas raportimeve, Juan José Mutllba Obregón po udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij 67-vjeçare.Në momentin e incidentit, ai po pastronte një peshk në kuvertë, kur dyshohet se rrëshqiti mbi gjakun e peshkut dhe ra në det.

Bashkëshortja e tij dëgjoi thirrjet e burrit, i cili i kërkonte të fikte motorin, por nuk arriti ta ndalonte menjëherë varkën. Për shkak të mungesës së sinjalit telefonik, ajo mbeti për rreth tre ditë e vetme në varkën pa kontroll, pa mundur të njoftonte autoritetet.

Të premten, gruaja arriti të kapte sinjal në telefon dhe kontaktoi një mik të familjes, i cili njoftoi shërbimin spanjoll të shpëtimit detar. Informacioni iu përcoll më pas autoriteteve italiane dhe greke.

Pas aktivizimit të operacionit të kërkim-shpëtimit, varka me vela, e cila mbante flamur francez, u lokalizua rreth 18 milje detare nga Pylosi, duke lëvizur pa kontroll.

Në zonë u dërguan dy mjete patrulluese të Rojës Bregdetare greke, një mjet tokësor dhe një anije peshkimi për ndihmë. Gruaja u gjet në gjendje të mirë shëndetësore dhe varka u shoqërua drejt marinës së Pylosit.Ndërkohë, kërkimet për 66-vjeçarin vijojnë.

Djali i tij ka mbërritur në Pylos së bashku me familjarët dhe ka kërkuar që operacioni të vazhdojë pa ndërprerje dhe të angazhohen më shumë mjete për gjetjen e babait të tij. 66-vjeçari ishte sipërmarrës në Spanjë dhe kishte punuar më parë në fushën e informatikës.

Pas daljes në pension, ai kishte nisur të udhëtonte shpesh në Mesdhe me bashkëshorten, duke vizituar vende si Italia, Franca dhe Greqia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.