Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
BOTA

Tronditëse/ Gjendet i djegur trupi i gazetarit 53-vjeçar, ishte qëlluar me armë para se t’i vihej flaka

P
Piranjat19 July 2026, 17:16 · 1 min lexim
Tronditëse/ Gjendet i djegur trupi i gazetarit 53-vjeçar, ishte

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Italinë, ku është gjetur i pajetë dhe i djegur trupi i gazetarit 53-vjeçar Luigi Esposito, i njohur si Luca Esposito. Trupi u zbulua në orët e para të mëngjesit në një zonë të izoluar në Eboli, në provincën e Salernos, pasi zjarrfikësit ndërhynë për të shuar një zjarr në shkurre.

Sipas mediave të huaja, ekspertiza paraprake mjeko-ligjore tregoi se 53-vjeçari ishte qëlluar me armë zjarri para se autorët t’i vinin flakën trupit. Në vendngjarje u gjet edhe një gëzhojë, ndërsa pista kryesore e hetimit është ajo e një ekzekutimi të ndjekur nga tentativa për të fshehur gjurmët e krimit.
Esposito punonte si biolog në Agjencinë Rajonale të Kampanjës për Mbrojtjen e Mjedisit dhe prej vitit 2012 ushtronte edhe profesionin e gazetarit. Ai drejtonte portalin sportiv 'Tutto Salernitana' dhe bashkëpunonte me një televizion lokal. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur motivet e kësaj vrasjeje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.