Trump bën shaka: Botërori tjetër le të organizohet pa Meksikën dhe Kanadanë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë shaka për organizimin e një tjetër Kupe Bote, këtë herë pa pjesëmarrjen e Meksikës dhe Kanadasë, dy vendet që, së bashku me SHBA-në, janë bashkëorganizatore të Botërorit 2026.
Gjatë një aktiviteti në New York, në praninë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, Trump u shfaq me humor, duke sugjeruar me shaka se SHBA-ja mund të organizonte një tjetër edicion të turneut e vetme.
“Ndoshta herën tjetër duhet ta bëjmë një Botëror pa Meksikën dhe Kanadanë”, tha Trump, duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit.
Presidenti amerikan vijoi me një tjetër batutë, duke përmendur edhe një version hipotetik të Botërorit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
“SHBA-ja dhe Kina do të ishte një ide interesante. Lojtarëve do t’u pëlqente, sepse do të kishin një fluturim shumë të shkurtër mes ndeshjeve”, tha Trump me ironi.
Botërori 2026 është edicioni i parë që organizohet nga tre vende: Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja. Pjesa më e madhe e ndeshjeve do të zhvillohet në stadiumet amerikane, përfshirë edhe finalen e madhe në “MetLife Stadium”, në New Jersey.
Lexo edhe
BOTA
Sistemi i ri i BE-së sjell radhë të gjata në aeroporte, paralajmërim për udhëtarët gjatë sezonit veror

VIDEO/ Zjarri masiv në Spanjë djeg 280 mijë hektarë tokë, evakuuohen qindra banorë

Alarm në Jordani, evakuuohen aeroporti dhe porti i Aqabas pas kërcënimeve për sulme nga Irani

Mbetën të bllokuar në det për më shumë se 24 orë, shpëtohen pese persona në Indonezi

Presidenti i Hungarisë jep dorëheqjen pas amendamentit kushtetues, opozita ndryshon balancat politike





