Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
BOTA

Trump: Bisedimet me Iranin rifillojnë sot, ekziston mundësia e një marrëveshjeje

P
Piranjat 3 August 2026, 08:04 · 4 min lexim
Trump: Bisedimet me Iranin rifillojnë sot, ekziston mundësia e

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se raundi i ri i bisedimeve me Iranin do të nisë të hënën, pasi vendosi të anulojë atë që e përshkroi si një seri sulmesh “masive” kundër Teheranit. Duke folur për gazetarët në bordin e Air Force One, Trump tha se Irani ishte në dijeni të përmasave të sulmit të planifikuar dhe se tashmë palët do të rikthehen në tryezën e negociatave.

“Po flasim me ta në formën e një negociate. Fillon nesër pasdite,” u shpreh Trump. 

Më herët, në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump tha se Irani dhe aleatët kryesorë të SHBA-së në Lindjen e Mesme i kishin kërkuar të përmbahej nga çdo veprim ushtarak, pasi sipas tij ishte arritur dakordësi mbi “perimetrat” e një marrëveshjeje.

Megjithatë, autoritetet iraniane hodhën poshtë këto pretendime.  Agjencia iraniane Mehr i cilësoi deklaratat e presidentit amerikan si një gënjeshtër të re, duke mohuar se Teherani kishte kërkuar pezullimin e operacioneve ushtarake amerikane.

Trump deklaroi gjithashtu se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, si dhe udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit, kishin ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

“Ne ishim të gjithë gati për të vepruar. Ata kërkuan të mos sulmonim sepse besojnë se ekziston një marrëveshje. Ka një marrëveshje për Hormuzin dhe do të ketë një marrëveshje edhe për armët bërthamore,” tha Trump.

Presidenti amerikan nuk bëri të ditur se ku do të zhvillohen bisedimet dhe kush do të marrë pjesë në to, ndërsa refuzoi të vendoste një afat për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Teheranin. Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se negociatat me Omanin për një marrëveshje lidhur me Ngushticën e Hormuzit janë në rrugën e duhur drejt finalizimit.

Lajmi ndikoi menjëherë në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës Brent ra me 4.5%, në 83.98 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane (WTI) u ul me 4.6%, në 80.74 dollarë. Investitorët reaguan pozitivisht ndaj mundësisë së uljes së tensioneve në rajon. Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më strategjike të botës, pasi përmes saj kalon rreth 20% e tregtisë globale të naftës bruto dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Trump zbuloi gjithashtu se sulmet e anuluara do të kishin qenë, sipas tij, sulmi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, por shtoi se zgjodhi t’i japë përparësi diplomacisë. Ai nuk pranoi të komentojë nëse objektiv do të ishte infrastruktura energjetike iraniane, një veprim që ekspertë të së drejtës ndërkombëtare kanë paralajmëruar se mund të ngrejë shqetësime serioze ligjore.

Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Mbrojtjes i Iranit, Majid Ibn al-Reza, deklaroi se Teherani i konsideron çdo kërcënim nga kundërshtarët e tij si “real dhe të besueshëm”.

“Ne as nuk do të kapemi në befasi dhe as nuk do të qëndrojmë pasivë,” theksoi ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.