Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
BOTA

Trump falenderon Shqipërinë dhe Kosovën për Bordin e Paqes: Po japin kontribute në nivele që nuk do t’i besonit

P
Piranjat22 September 2026, 19:51 · 2 min lexim
Trump falenderon Shqipërinë dhe Kosovën për Bordin e Paqes:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë fjalës së tij në OKB ka falenderuar të gjitha vendet që janë angazhuar të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës. Mes këtyre vendeve, Trump falenderoi edhe Shqipërinë edhe Kosovën, në kuadër të pjesëmarrjes së tyre në Bordin e Paqes.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen unanime të planit tonë me 20 pika për paqen në Gaza dhe për miratimin zyrtar të Bordit të Paqes.

Do të jetë një grup i rëndësishëm njerëzish. Gati 30 vende i janë bashkuar Bordit, të cilin kam nderin ta drejtoj. Jemi mirënjohës ndaj këtyre vendeve anëtare që kanë kontribuar me miliarda dollarë për ndihmën humanitare dhe rindërtimin, përfshirë Marokun, Bahreinin, Kazakistanin, Turqinë, Uzbekistanin dhe shumë vende të tjera. Paratë shkojnë drejtpërdrejt aty ku nevojiten.

Edhe vende të tjera po japin kontribute në nivele që nuk do t’i besonit. Kanë qenë të jashtëzakonshme. Dua gjithashtu të falënderoj vendet që janë angazhuar të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjera. Që kur mora detyrën, kam pasur nderin të ndihmoj në zgjidhjen e tetë luftërave dhe jam bërë mik me udhëheqësit e atyre vendeve”, tha Trump.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.