Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale
BOTA

Trump kërcënon Omanin me bombardime nëse ndërhyn për Ngushticën e Hormuzit

P
Piranjat17 August 2026, 16:30 · 2 min lexim
Trump kërcënon Omanin me bombardime nëse ndërhyn për

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar retorikën në lidhje me situatën në Ngushticën e Hormuzit. Së fundmi, ai ka kërcënuar me sulme ndaj Omanit nëse vendi ndërhyn në këtë çështje gjatë përplasjes mes SHBA-së dhe Iranit.

Në një intervistë me gazetarin e Fox News, Trey Yingst, Trump deklaroi se Uashingtoni do të reagojë me forcë ndaj çdo përpjekjeje të Omanit për t’u përfshirë në çështjen e ngushticës.

“Nëse Omani na del përpara, do ta bombardojmë pa mëshirë”, deklaroi presidenti amerikan.

Deklarata e tij vjen në një moment delikat, teksa armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit pritet të përfundojë dhe e ardhmja e lëvizjes së anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit mbetet një prej çështjeve kryesore të konfliktit.

Irani ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar ka zhvilluar negociata me Omanin lidhur me mënyrën e rihapjes së kësaj rruge strategjike për transportin detar të naftës.

Ndërkohë, memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar në qershor mes SHBA-së dhe Iranit synonte ndërprerjen e armiqësive dhe hapjen e rrugës për një marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh. Afati ka përfunduar në mesnatë, por deri tani nuk është arritur një marrëveshje konkrete.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.