Trump kërcënon sërish Teheranin: Do t’i sulmojmë sërish! Nuk kanë çfarë të na bëjnë, s’na ndalojnë dot

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar paralajmërime të reja ndaj Iranit, duke deklaruar se ushtria amerikane do të kryejë sulme të reja ndaj objektivave iraniane gjatë orëve në vijim.
Në një intervistë për komentatorin konservator Hugh Hewitt, Trump tha se forcat amerikane do ta godasin “shumë fort” Iranin dhe se Teherani “nuk mund të bëjë absolutisht asgjë për ta ndaluar”.
Presidenti amerikan la të kuptohet se një nga objektivat e mundshëm është nj kompleks i fortifikuar nëntokësor pranë centralit bërthamor të Natanzit në Iranin qendror.
“Do ta shkatërrojmë. Thuaju iranianëve të përgatiten”, deklaroi Trump, duke shtuar se SHBA po monitoron vazhdimisht aktivitetin në atë zonë.
“Po e vëzhgojmë nga afër. Nuk shohim ndonjë aktivitet atje. Sa herë që dëgjojmë për këtë, e hedhim në erë. Kjo është arsyeja pse nuk u pëlqen të flasin për të. Ndoshta do ta testojmë Pickaxe shumë shpejt”, u shpreh presidenti amerikan.
Trump komentoi edhe memorandumin e nënshkruar më parë mes Uashingtonit dhe Teheranit, duke e cilësuar atë si një “provë” që, sipas tij, Irani nuk e respektoi.
I pyetur për marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Trump tha se ato janë “shumë të mira”, megjithëse pranoi se në disa raste ka pasur mospajtime mes tyre.
Lexo edhe
BOTA
Tensionet në Lindjen e Mesme, rritet sërish çmimi i naftës, kalon 83 dollarë për fuçi

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

Shpërthime të reja në Bandar Abbas, aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore

Parlamenti hungarez shkarkon Presidentin, Magyar: Do të zëvendësojmë kukullat politike të Orban-it

VIDEO/ Aksident tragjik në Meksikë, konfirmohen 10 viktima





