Trump me urdhër të ri për ushtrinë amerikane: Mos kryeni sulme të reja ndaj Iranit

Presidenti amerikan urdhëroi ushtrinë amerikane të mos nisë sulme të reja ndaj Iranit, duke i dhënë fund një serie gati dy-javore sulmesh të përditshme amerikane, sipas dy burimeve të njohura me vendimin, siç raportohet nga faqja e internetit amerikane AXIOS.
Vendimi i Trump erdhi pas 13 ditësh radhazi, gjatë të cilave ai kishte autorizuar operacione ushtarake kundër objektivave iraniane.
Është e paqartë nëse ndërprerja e sulmeve është një veprim i përkohshëm apo sinjalizon një ndryshim më të gjerë në strategjinë e SHBA-së.
Sipas të njëjtave burime, vendimi pasqyron nga njëra anë qëllimin e Trump për të lënë më shumë hapësirë për diplomaci dhe nga ana tjetër vlerësimin se, pa një rikthim në operacionet ushtarake në shkallë të gjerë, efektiviteti i nivelit aktual të sulmeve ka arritur kufijtë e tij.
Megjithatë, ushtria amerikane është ende duke përgatitur plane për një rikthim të mundshëm në operacione më të gjera, por Trump nuk ka urdhëruar një zhvillim të tillë.
Shtëpia e Bardhë nuk komentoi mbi informacionin.
Lexo edhe
BOTA
VIDEO/Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë

VIDEO/ Tensione në Detin e Kuq, bombardohet me raketa uzina e “Aramco” në Arabinë Saudite

Pushimet kthehen në tragjedi! I biri rrezikoi të mbytej në liqenin e Komos, babai hyri ta shpëtonte, humb jetën

Irani i “vendos” duart në fyt Trumpit, reagimi ndaj kërcënimit të SHBA: Hakmarrje e pashmangshme

Aksident në Stamboll, të paktën 30 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë





