Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
BOTA

Trump mohon mungesën e raketave: SHBA-të kanë sasi të mëdha armësh! Teherani dhe Omani pranë arritjes së marrëveshjes për Hormuzin

P
Piranjat 6 August 2026, 07:53 · 3 min lexim
Trump mohon mungesën e raketave: SHBA-të kanë sasi të

Irani pretendon se ka arritur një marrëveshje me Omanin për të krijuar një "rrugë" për transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Sipas BBC, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei, nuk dha detaje të mëtejshme mbi marrëveshjen, të cilën ai tha se ishte "në fazat përfundimtare".

Megjithatë, Baqaei paralajmëroi se një marrëveshje me Omanin nuk do të garantonte lundrim të sigurt nëpër ngushticë, duke argumentuar se siguria mbetet e prekur nga bllokada amerikane e porteve të Iranit. Ndërkohë nga ana tjetër, SHBA-të dhe Omani nuk kanë komentuar mbi propozimin.

Që kur SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin në shkurt, Teherani ka bllokuar kryesisht Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon zakonisht rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë. Të martën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi se Irani do të goditet shumë rëndë nëse ngushtica nuk hapet shumë shpejt.

Trump po ashtu ka hedhur poshtë raportet e CNN se rezervat e raketave të Pentagonit po pakësohen, duke këmbëngulur se ushtria mban rezerva masive dhe po zgjeron me shpejtësi prodhimin. Gjithashtu Presidenti amerikan kritikoi ashpër burimet që fshihen pas raportimeve të medias, duke paralajmëruar se ata që janë përgjegjës do të përballen me pasoja ligjore.

“SHBA-të kanë sasi të mëdha ‘municioni’, veçanërisht të llojeve të caktuara. Përveç kësaj, sasi të mëdha po prodhohen dhe dërgohen në SHBA sipas nevojës. Kompanitë e mbrojtjes po ndërtojnë numrin më të madh të fabrikave dhe uzinave në historinë e vendit tonë. Zbuluesit’ e këtyre deklaratave tradhtare po ndiqen. Do të kërkohen dënime me burgim afatgjatë," tha Trump në një postim në Truth Social.

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit

Irani e mbylli sërish ngushticën pasi sulmet me SHBA-në rifilluan në fillim të korrikut. Ai kishte njoftuar mbylljen e Hormuzit, përmes të cilit kalon një e pesta e hidrokarbureve të konsumuara në të gjithë botën. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë vazhdimisht se Teherani dëshiron një marrëveshje për të rihapur ngushticën dhe këtë javë iu referua bisedimeve që janë zhvilluar. Irani, nga ana tjetër, mohon se po bisedon me SHBA-në, duke thënë se po negocion me Omanin.

Ngushtica ndodhet midis dy vendeve. Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, i tha Fox News të mërkurën se negociatat me Iranin po shkojnë në mënyrë të çrregullt, duke vënë në dukje se administrata Trump po sheh përparim, por edhe pengesa, në përpjekjet e saj për të mbyllur një marrëveshje të supozuar. Ai ia hodhi fajin vështirësive përçarjeve në udhëheqjen iraniane, duke argumentuar se disa zyrtarë duan që lufta të përfundojë, por të tjerë duan që ajo të vazhdojë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.