Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
BOTA

Trump në Ankara: Nuk bëjmë më tregti me Spanjën, armëpushimi me Iranin ka mbaruar

P
Piranjat 8 July 2026, 11:11 · 2 min lexim
Trump në Ankara: Nuk bëjmë më tregti me Spanjën,

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi nga samiti i NATO-s në Ankara se armëpushimi me Iranin ka mbaruar. Në një komunikatë së bashku me shefin e NATO-s, Mark Rutte, Trump sulmoi Iranin  duke e quajtur “gënjeshtar”.

“Ata janë njerëz të sëmurë, janë njerëz të egër dhe të dhunshëm. Për sa më përket mua, është thjesht humbje kohe të merresh me ta. Ata janë gënjeshtarë. … Ka diçka që nuk shkon me ta. Ata janë të çuditshëm. Për sa më përket mua, ka mbaruar.”, deklaroi Presidenti i SHBA, ndërsa lëshoi kritika dhe ndaj NATO-s.

Trump përsëriti se “nuk është i kënaqur me NATO-n për shkak të asaj që bëri me Groenlandën” dhe refuzimit të saj për të ndihmuar me Iranin.

Teksa përmendi disa vende që nuk e ndihmuan, ai u ndal veçanërsht tek Spanja, për të cilën tha se ka udhëzuar ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare.

Sipas Trump, Spanja është një partner i keq në aleancë.

“Spanja është një partner i tmerrshëm në NATO. Ata nuk marrin pjesë, nuk paguajnë, unë nuk dua të kem asnjë lidhje me Spanjën. Ndërpritni të gjithë tregtinë me Spanjën, përfshirë vizitat. Ne nuk duam asgjë. Shihini të kthehen me vrap, oh, do të kthehen me vrap.”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.