Trump nga Ankaraja: Groenlanda duhet të jetë nën kontrollin e SHBA, jo të Danimarkës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të martën se Groenlanda duhet të jetë nën kontrollin e SHBA-ve dhe jo të Danimarkës, teksa liderët e NATO-s ishin mbledhur për samitin në Turqi.
“Groenlanda duhet të jetë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, jo të Danimarkës”, u tha Trump gazetarëve gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Trump deklaroi se mosmarrëveshja për Groenlandën ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet e tij me NATO-n.
“Kjo është ajo që dëmtoi marrëdhënien time me NATO-n, sepse Groenlanda nuk i sjell ndonjë përfitim Danimarkës. Danimarka nuk shpenzon para për ta ndihmuar realisht Groenlandën, por ajo është një pjesë shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Përreth saj ndodhen anije kineze dhe ruse, dhe kjo nuk do të ndodhë më”, tha ai.
Trump shtoi se aleatët nuk e mbështetën këtë qasje, pavarësisht, sipas tij, fondeve të konsiderueshme që SHBA-të shpenzojnë për t’i mbështetur ata përballë Rusisë.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi në qershor se bisedimet me Danimarkën dhe Groenlandën po vazhdojnë çdo muaj.
Pretendimet e Trump se SHBA-të duhet të marrin ose të ushtrojnë kontroll mbi Groenlandën, territor gjysmë-autonom i Danimarkës, shkaktuan më herët tensione mes Uashingtonit dhe Kopenhagës, të dyja vende themeluese të NATO-s, si dhe shqetësim më të gjerë në Europë. Megjithatë, çështja ka kaluar tashmë në rrugën diplomatike.
Lexo edhe
BOTA
Një “fantazëm” në funeralin e Khameneit

Tmerri/ Dentisti vret dy fëmijët e vegjël, i vë flakën klinikës dhe më pas ndërmerr aktin ekstrem në makinë

Mori 284 milionë euro ryshfet për 30 vite, Kina dënon me vdekje ish-zyrtarin e lartë

Hajdutët e maskuar rrahin brutalisht babanë për ta grabitur, vajza 13-vjeçare i përqafon. Arratisen me 'thesarin' prej 50 mijë eurosh

U dënua me 4 vite burg, a mund të kandidojë Marine Le Pen për presidente të Francës?





