Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
BOTA

Trump: SHBA do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe këtë herë do të paguhet!

P
Piranjat13 July 2026, 15:44 · 3 min lexim
Trump: SHBA do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe se këtë herë misioni nuk do të kryhet pa kompensim financiar nga aleatët.

Në një intervistë telefonike për FOX News të hënën, Trump tha se SHBA-ja nuk do të lejojë më Iranin të ketë ndikim në këtë rrugë strategjike detare. “Ne po marrim kontrollin e Ngushticës. Ata nuk kanë më asgjë. Ne do ta mbajmë kontrollin e saj. Ndoshta do ta menaxhojmë. Do të jemi rojet e Ngushticës dhe këtë herë do të paguhemi. E kemi mbrojtur për 50 vjet pa u paguar, tani do të fitojmë para”, u shpreh ai.

Trump argumentoi se barra financiare e garantimit të sigurisë në Ngushticën e Hormuzit nuk duhet të mbetet vetëm mbi Shtetet e Bashkuara. “Nëse e bëjmë këtë, do të kompensohemi, sepse vendet e tjera janë shumë të pasura, janë në anën tonë dhe nuk mund të pritet që ne ta bëjmë falas, siç ka ndodhur për shumë vite”, shtoi presidenti amerikan.

Duke folur për marrëdhëniet me Iranin, Trump pretendoi se përfaqësuesit iranianë zhvilluan një takim 11-orësh me delegacionin amerikan, gjatë të cilit, sipas tij, ishte arritur një marrëveshje, por më pas Teherani kërkoi ndryshime. “Dje patën një takim 11-orësh. Gjithçka u ra dakord. Pastaj largohen nga dhoma, telefonojnë përsëri dhe thonë se duhet të bëjnë disa ndryshime. Nuk do të bëjmë ndryshime. Ata janë negociatorë profesionistë, por nuk kanë marrë asgjë nga unë”, deklaroi Trump.

Ai shtoi se administratat e mëparshme amerikane kishin lejuar Iranin të forcohej gjatë dekadave të fundit. “Për 47 vjet kanë përfituar nga presidentët amerikanë. Çdo president i lejoi të bëheshin gjithnjë e më të fuqishëm”, tha ai.

Trump foli edhe për zhvillimet ushtarake, duke pretenduar se Irani po pëson humbje të mëdha dhe se aftësitë e tij ushtarake janë dëmtuar rëndë. “Shumica e pajisjeve të tyre është shkatërruar. Mbrojtja e tyre kundërajrore është zhdukur. Ne i goditëm shumë fort mbrëmë. Sa herë që ata dërgojnë një dron, ne i godasim shumë fort”, deklaroi presidenti amerikan.

Ai pohoi gjithashtu se një numër udhëheqësish iranianë janë vrarë gjatë konfliktit, ndërsa theksoi se Marina, Forcat Ajrore dhe kapacitetet raketore të Iranit janë pothuajse neutralizuar. Sipas deklaratave të Trump, Shtetet e Bashkuara vazhduan sulmet ndaj objektivave iraniane edhe të hënën, pasi ai kishte deklaruar gjatë fundjavës se armëpushimi me Iranin kishte përfunduar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.