Trump shfaq imazhin e Venezuelës si shteti i 51-të amerikan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ripostuar një imazh në Truth Social ku Venezuela shfaqet si shteti i 51-të i SHBA-së.
Postimi tregon një hartë të veriut të Amerikës së Jugut, ku territori i Venezuelës është shënuar me ngjyrat e flamurit amerikan.
Sipër hartës është shkruar "Shteti i 51-të".
Njoftimi vjen muaj pasi Trump tashmë kishte sugjeruar publikisht se Venezuela mund të bëhej pjesë e SHBA-së.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që ai ka publikuar harta të tilla.
Trump ka publikuar më parë imazhe të modifikuara të lidhura me ambiciet territoriale të SHBA-së.
Në janar, ai ndau një fotografi në të cilën Venezuela, Grenlanda dhe Kanadaja ishin të mbuluara me flamurin amerikan.
Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, ai ka folur vazhdimisht për aneksimin e Groenlandës dhe për Kanadanë si një shtet të mundshëm federal të 51-të.
Megjithatë, Venezuela është një rast më i ndjeshëm sesa një deklaratë e thjeshtë.
SHBA-të ndërhynë drejtpërdrejt në Venezuelë këtë vit dhe Nicolás Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores u arrestuan në fillim të janarit dhe u transferuan në SHBA, ku presin gjyqin.
Delcy Rodríguez u betua më pas si presidente e përkohshme e Venezuelës dhe Uashingtoni është përfshirë në mënyrë aktive në negociatat politike për një qeveri të re.
Lexo edhe
BOTA
VIDEO nga momenti i përplasjes së dy helikopterëve grekë në ajër

Trageti përfshihet nga flakët në mes të detit, pesë të vdekur dhe 41 të zhdukur

Trump "kthehet" në Groenlandë dhe Venezuelë? Ai lë të kuptohet se do t'i aneksojë ato

Si kriza e emigrantëve në Spanjë krijoi një stuhi politike?

BBC zbërthen skemën, si funksionon “fabrika” e vrasësve adoleshentë në Europë





