Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxha e Erion Alibej, SPAK lexon pretencën për të pandehurit e “Plumbit të Artë”... Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p... Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur! Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndër... Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet Krimi në Bulqizë/ Gruaja dhe djali të dyshuar për vrasjen e 61-vjeçarit, flet banori: Jemi të tronditur. Fa... Detaje/ Kush është “i forti i Saukut” që u arrestua sot në Tiranë, zbardhet e shkuara kriminale Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit në Bulqizë? Gruaja dhe djali e qëlluan me armë dhe sëpatë! “The Guardian”: Elon Musk shpenzoi 446 milionë dollarë për kandidatët republikanë, por pësoi disfatë! Demok... SKANDAL! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, gjobiten 31 protestues të tjerë Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë
BOTA

Trumpi humb edhe një betejë/ Gjykata Supreme: Paguaj 5.6 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

P
Piranjat17 August 2026, 21:53 · 2 min lexim
Trumpi humb edhe një betejë/ Gjykata Supreme: Paguaj 5.6 milionë

Presidenti amerikan Donald Trump ka pësuar një tjetër humbje në betejën e tij ligjore me shkrimtaren E. Jean Carroll.

Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Trumpit për ta rihapur rastin dhe ka lënë në fuqi vendimin që ai t’i paguajë Carroll 5.6 milionë dollarë (rreth 4.8 milionë euro) për abuzim seksual dhe shpifje.

Trump tashmë e ka paguar këtë shumë, shkruan CNN, përcjell Sinjali.

Çështja nisi pasi Carroll e akuzoi Trumpin se e kishte sulmuar seksualisht në një dyqan në New York në vitet ’90. Ajo gjithashtu e paditi për shpifje, pasi Trump i kishte mohuar akuzat dhe e kishte akuzuar se po e trillonte historinë.

Në vitin 2023, një juri e shpalli Trumpin përgjegjës dhe vendosi që ai t’i paguante Carroll 5 milionë dollarë.

Trump e kundërshtoi vendimin dhe vazhdoi betejën ligjore deri në Gjykatën Supreme, por edhe aty kërkesa e tij u refuzua.

Avokatja e Carroll, Roberta Kaplan, tha se vendimi i jurisë tashmë është përfundimtar dhe nuk mund të kundërshtohet më në gjykatë.

Trump vazhdon t’i mohojë akuzat dhe e ka cilësuar rastin si pjesë të asaj që ai e quan “gjueti shtrigash”.

Megjithatë, kjo nuk është beteja e vetme ligjore mes Trumpit dhe Carroll. Një tjetër vendim, që e obligon Trumpin të paguajë 83 milionë dollarë (rreth 71.2 milionë euro), është ende në pritje të shqyrtimit nga Gjykata Supreme.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.