Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
BOTA

Trumpit paguan mbi 5 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

P
Piranjat14 July 2026, 22:45 · 1 min lexim
Trumpit paguan mbi 5 milionë dollarë për abuzim seksual dhe

Presidenti amerikan Donald Trump ka paguar mbi 5.6 milionë dollarë (rreth 4.8 milionë euro) për shkrimtaren E. Jean Carroll, pas një beteje të gjatë ligjore për akuzat për abuzim seksual dhe shpifje.

Transferimi i shumës prej 5,625,005.48 dollarësh (rreth 4.8 milionë euro), që përfshin dëmshpërblimin dhe interesat, u konfirmua në dokumentet gjyqësore pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara refuzoi kërkesën e Trumpit për ta shqyrtuar rastin.

Avokatët e Carroll konfirmuan se paratë janë transferuar dhe thanë se ajo do t’i përdorë për financimin e pensionit të saj, raporton CNN.

Çështja lidhet me një vendim të një jurie në vitin 2023, e cila e shpalli Trumpin përgjegjës për abuzim seksual dhe shpifje ndaj Carrollit, duke i dhënë asaj 5 milionë dollarë (rreth 4.3 milionë euro) dëmshpërblim.

Në një proces tjetër për deklarata shpifëse të Trumpit, një juri tjetër vendosi që ai t’i paguajë Carrollit edhe 83 milionë dollarë (rreth 71 milionë euro) dëmshpërblim.

Trump ka mohuar akuzat dhe vazhdon betejën ligjore, duke kërkuar që Gjykata Supreme të shqyrtojë argumentet e tij lidhur me imunitetin presidencial.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.