Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ...
BOTA

Turistja plagoset rëndë nga një avion

P
Piranjat10 August 2026, 21:07 · 1 min lexim
Turistja plagoset rëndë nga një avion

Një turiste 52-vjeçare italiane është plagosur rëndë në ishullin grek të Skiathosit, pasi u përfshi nga rryma e fortë e ajrit të shkaktuar nga turbinat e një avioni gjatë ngritjes nga aeroporti. Sipas ERT, gruaja pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe u transportua fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm të Skiathosit, ku iu nënshtrua një skaneri CT.

Për shkak të gjendjes së saj, pak pas orës 18:00 ajo u transportua me helikopter në Spitalin e Volosit për trajtim të mëtejshëm. Autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit dhe mënyrën se si turistja u ekspozua ndaj rrymës së fuqishme të ajrit të avionit.

Aeroporti i Skiathosit është i njohur për afrimin shumë të ulët të avionëve pranë plazheve dhe rrugëve, një spektakël që tërheq çdo vit turistë, por që mbart edhe rreziqe serioze për personat që afrohen pranë pistës. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.