AKTUALITET
U bllokuan në Kanionet e Gjipesë, shpëton turisti holandez dhe dy të mitur

Një turist nga Holanda, së bashku me dy fëmijët e tij të mitur, u shpëtuan mbrëmjen e së martës pasi mbetën të bllokuar në një prej zonave më të vështira të Kanioneve të Gjipesë, në Dhërmi.
Pas sinjalizimit, Policia e Shtetit organizoi një operacion kërkim-shpëtimi, ku u angazhuan efektivët e Stacionit të Policisë Dhërmi në bashkëpunim me forcat e Repartit Special “Delta Forcë”.
Ndërhyrja zgjati rreth katër orë dhe u zhvillua në kushte të vështira, për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës.
Pas lokalizimit, turisti dhe dy fëmijët u evakuuan të sigurt, pa pësuar lëndime.
Pas shpëtimit, ata morën ndihmën e parë mjekësore dhe u konstatua se ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
MIE njoftoi nisjen e zgjidhjes së kontratës me “MABCO” për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të shkojmë në arbitrazh

Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

Banorët e Divjakës për të pestën ditë në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë me Lushnjën: Duhet që shërbimet t’i marrim këtu!...

Ndezi zjarr në oborrin e banesës dhe shkaktoi dëme në ullishtet përreth/ Arrestohet një person, akuzohet për shkatërrim prone

'Harta e re e Ramës' / Po shkrin bashki me mbi 25 mijë banorë, nuk preken 10 që kanë më pak se 10 mijë banorë

Aktivizohet vatra në Libohovë, zjarr masiv midis fshatrave Suhë dhe Selckë

Mallakastër/ Zjarri në Rriban vijon të jetë aktiv, rrezikon të përhapet drejt masivit pyjor të fshatit Lofkënd

Opinionistja "skiftere" u la e lirë, rikthehet fuqishëm në ‘punë’: I “bën gol” 5 mijë euro një Exchange në Vlorë!





