Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
BOTA

U dënua me 4 vite burg, a mund të kandidojë Marine Le Pen për presidente të Francës?

P
Piranjat 7 July 2026, 20:03 · 3 min lexim
U dënua me 4 vite burg, a mund të kandidojë Marine Le Pen

Politikania franceze Marine Le Pen është dënuar në shkallë të parë nga Gjykata e Apelit e Parisit me katër vite burg, dy prej të cilave me kusht. Pavarësisht vendimit, deputetja franceze do të mund të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, pasi konsiderohet se e ka shlyer tashmë periudhën e mbetur të ndalimit për të ushtruar funksione publike.

Sipas akuzës, Le Pen, partia e saj dhe dhjetë zyrtarë të tjerë akuzohen se, gjatë periudhës 2004–2016, punësuan asistentë parlamentarë për eurodeputetët e Frontit Kombëtar, duke i paguar ata me fondet e Parlamentit Evropian, ndërsa në praktikë punonin për partinë.

Vendimi parashikon gjithashtu një ndalim 45-mujor për të kandiduar në funksione publike, nga të cilët 30 muaj janë pezulluar me kusht. Gjykata vlerësoi se Le Pen e ka vuajtur tashmë pjesën e mbetur prej 15 muajsh, e cila nisi të llogaritej nga 31 marsi 2025.

Për rrjedhojë, nga pikëpamja ligjore, Marine Le Pen do të ketë të drejtë të kandidojë në zgjedhjet presidenciale franceze, të planifikuara për pranverën e vitit 2027.

Dyshimet e Le Pen për kandidimin

Mbetet ende e paqartë nëse Marine Le Pen do të vendosë të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, pasi do të duhet të mbajë një byzylyk elektronik për një vit. Vetë liderja e Tubimit Kombëtar kishte deklaruar në muajt e fundit se nuk dëshironte të zhvillonte një fushatë elektorale ndërsa ishte nën këtë masë.

Reagimi i Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një vizite në Siri, refuzoi të komentojë vendimin për uljen e periudhës së ndalimit të kandidimit për Marine Le Pen, i cili i hap rrugën një kandidature të mundshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. "Ajo që është e shëndetshme për demokracinë është që Presidenti i Republikës të mos komentojë vendimet e gjykatave. Prandaj do t'i përmbahem këtij parimi, veçanërisht kur ndodhem jashtë vendit", deklaroi Macron gjatë një konference për shtyp me presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa.

Marine Le Pen është figura kryesore e partisë Tubimi Kombëtar, parti e krahut të djathtë nacionalist në Francë. Megjithatë, aktualisht president i partisë është Jordan Bardella. Marine Le Pen drejton grupin parlamentar të partisë në Asamblenë Kombëtare dhe mbetet figura më me ndikim politik, edhe pse nuk mban më postin formal të kryetares. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.