Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
BOTA

U hodh për zhytje në liqen e nuk doli më, gjendet trupi i burrit të ministres italiane

P
Piranjat 4 August 2026, 23:00 · 2 min lexim
U hodh për zhytje në liqen e nuk doli më, gjendet trupi i burrit

Trupi i Luigi Cavallarit, bashkëshortit të ministres italiane Eugenia Roccella, është gjetur mëngjesin e 4 gushtit në ujërat e liqenit Vico, në provincën e Viterbos, pasi ishte shpallur i zhdukur që prej 27 qershorit.

Cavallari humbi jetën gjatë një tragjedie teksa lundronte me varkë në liqen së bashku me bashkëshorten e tij. Ai u hodh në ujë, por nuk doli më në sipërfaqe. Sipas dyshimeve paraprake, shkaku më i mundshëm i vdekjes është një sëmundje e shkaktuar nga shoku termik. Alarmin për zhdukjen e tij e dha vetë ministrja.

Pas gjetjes së trupit, Roccella tha se “mori fund një periudhë pritjeje e mundimshme”, ndërsa falënderoi të gjitha strukturat që morën pjesë në operacionin e kërkimit, përfshirë Prefekturën e Viterbos, zjarrfikësit, policinë, karabinierët, Guardia di Finanza, si edhe institucionet dhe banorët e Ronciglione për mbështetjen e treguar.

Ajo u shpreh se, megjithëse gjetja e trupit nuk e lehtëson dhimbjen e humbjes, i jep familjes mundësinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit njeriut të tyre të dashur.
Operacionet e kërkimit zgjatën më shumë se një muaj dhe u vështirësuan nga kushtet e liqenit Vico.

Dukshmëria e kufizuar nën ujë, si dhe prania e baltës, llumit dhe algave në fundin e liqenit, e bënë të vështirë lokalizimin e trupit. Për këtë arsye, ekipet e shpëtimit përdorën sonarë dhe robotë nënujorë për të kontrolluar çdo sinjal të evidentuar nga pajisjet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.