Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
BOTA

U kthye për të marrë 130 mijë eurot për bombën ndaj oligarkut, por u ekzekutua/ VIDEO e fundit dhe misteri i dhomës me gjak e sëpata

P
Piranjat 8 July 2026, 18:44 · 3 min lexim
U kthye për të marrë 130 mijë eurot për bombën

Kanë dalë në dritë informacione të reja lidhur me shpërthimin në Monako dhe gruan që u akuzua për organizimin e tij, e cila më pas u gjet e vrarë pranë Kievit.

Sipas mediave ukrainase, Anastasia Berezovska aktivizoi mekanizmin shpërthyes me qëllim që të përfitonte shpërblimin prej 130 mijë eurosh, i cili dyshohet se ishte vendosur për oligarkun ukrainas Vadim Yermolaev.

Ky i fundit mbeti i plagosur nga shpërthimi në Monako. Portali ukrainas Strana raporton se Berezovska mori 7.000 euro për kryerjen e sulmit dhe 4.300 euro shtesë për shpenzimet e saj, ndërsa nuk dihet se ku përfundoi pjesa tjetër e shumës. Sipas të njëjtit burim, paratë u transferuan në një portofol kriptomonedhash dhe në llogari bankare që ishin në emër të 39-vjeçares.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës njoftoi gjithashtu se Berezovska kishte komunikuar me dy burrat që janë arrestuar për vrasjen e saj, pasi, sipas autoriteteve, të dy kishin kryer transferta parash drejt llogarive të saj. Njëri nga dy të arrestuarit, një oficer aktiv i Drejtorisë Qendrore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, dyshohet se ka deklaruar se veproi i vetëm, pa e informuar shërbimin ku ishte i angazhuar.

Ajo që mbetet ende e paqartë është se çfarë ka ndodhur në bodrumin e banesës së ish-oficerit të policisë, i cili u arrestua për vrasjen e 39-vjeçares.

Pamjet e publikuara nga autoritetet kanë ngritur dyshime se bodrumi mund të jetë përdorur si një dhomë torturash, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Në video dallohen një dyshek me njolla gjaku, dy sëpata, një kazmë, një mushama e shtrirë në dysheme dhe një çantë e madhe.

Videoja e fundit e Anastasia Berezovskës para shpërthimit

Sipas një videoje të publikuar nga faqja franceze L'Actu, kamerat e sigurisë kanë regjistruar pamjet që besohet të jenë të fundit të Anastasia Berezovska, pak para se ajo të aktivizonte bombën që kishte në shënjestër oligarkun ukrainas Vadim Yermolaev.

Në pamje, 39-vjeçarja shihet duke hyrë në një dyqan në qytetin francez Beausoleil, pranë kufirit me Monako, vetëm pak orë para shpërthimit. Ajo bleu një karikues portativ për telefonin celular.

Sipas punonjëses së dyqanit, gruaja nuk fliste fare anglisht dhe nuk ngjalli asnjë dyshim, pasi, sipas saj, dukej plotësisht normale. /PiranjatNews/

U kthye për të marrë 130 mijë eurot për bombën

U kthye për të marrë 130 mijë eurot për bombën

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.