BOTA

U përpoqën të vidhnin naftë nga tubacionet, humbin jetën të paktën 37 persona

Piranjat Përditësimi i fundit 3 September 2026, 20:07
U përpoqën të vidhnin naftë nga tubacionet,  humbin

Të paktën 37 persona dyshohet se kanë humbur jetën në jug të Nigerisë, pasi thithën gazra toksikë ndërsa përpiqeshin të vidhnin produkte nafte nga një tubacion. Shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa raportohet se trupa janë parë duke lundruar në lumë.

Bilanci i rëndë është bërë publik nga Qendra e Veprimit për të Rinjtë dhe Mjedisin (YEAC-Nigeria), një organizatë joqeveritare lokale, ndërsa policia ka konfirmuar incidentin, por ende jo numrin e viktimave.

“Të paktën 37 persona kanë vdekur pasi kanë thithur gazra nga produktet e kompanisë petrokimike Indorama dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur”, njoftoi YEAC-Nigeria.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Okrika, pranë Port Harcourt, kryeqytetit të shtetit Rivers.

Sipas të dhënave të organizatës, disa të rinj kishin ndërhyrë në një tubacion që transportonte produkte nafte nga uzina Indorama Eleme Petrochemical drejt anijeve që mbërrinin në zonë për t'i ngarkuar dhe më pas transportuar për eksport.

Ata dyshohet se kishin lidhur një tub me linjën e transportit të karburantit për ta vjedhur atë. Gjatë ndërhyrjes, personat që ndodheshin në zonë dyshohet se u ekspozuan ndaj një përqendrimi të lartë gazrash toksikë, me pasoja fatale.

Përmasat e tragjedisë mund të jenë edhe më të mëdha, pasi kërkimet për personat e zhdukur vijojnë.

“Shumë njerëz janë të zhdukur dhe trupa janë parë duke lundruar në lumë, por ende nuk janë gjetur”, deklaroi YEAC-Nigeria.

Policia e shtetit Rivers ka konfirmuar se një incident i rëndë ka ndodhur në Okrika dhe se autoritetet po merren me rastin, por deri tani nuk ka konfirmuar zyrtarisht bilancin prej 37 viktimash të raportuar nga organizata joqeveritare.

Vjedhja e naftës dhe ndërhyrjet e paligjshme në tubacione janë një problem i vazhdueshëm në Deltën e Nigerit, një prej rajoneve kryesore naftëmbajtëse të vendit. Përveç rrezikut të madh për jetën, dëmtimi dhe sabotimi i tubacioneve konsiderohen ndër burimet kryesore të ndotjes së rëndë të mjedisit në zonë./ PiranjatNews/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?