U rrëmbye një muaj më parë, gjendet trupi i gazetares

Autoritetet meksikane kanë konfirmuar gjetjen dhe identifikimin e trupit të gazetares Roxana Guzmán, e cila ishte rrëmbyer më 2 qershor 2026 në qytetin Nanchital, në shtetin e Veracruzit.
Sipas një deklarate të Prokurorisë lokale, zbulimi i trupit u bë i mundur pas rrëfimit të njërit prej katër efektivëve të policisë bashkiake, të arrestuar më 26 qershor. Ata dyshohen se kanë marrë pjesë në rrëmbimin e gazetares në bashkëpunim me kartelet e drogës.
Në shënjestër të karteleve të drogës
Roxana Guzmán ishte bërë objektiv i grupeve kriminale për shkak të raportimeve të saj në portalin lokal "Pulso Nanchiteco". Në vitin 2017, bashkëshorti i saj u vra, çka e detyroi gazetaren të largohej nga shteti i Veracruzit për arsye sigurie.
Ditën e rrëmbimit, Guzmán arriti të transmetonte drejtpërdrejt në rrjetet sociale momentin kur disa burra të armatosur hynë me forcë në banesën e saj, pak çaste përpara se ajo të merrej peng. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Gruaja që i vuri eksplozivin miliarderit ukrainas mund të jetë fshehur në Ballkan

Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore

A po vjen fundi i makinave me naftë dhe benzinë?

Bëri shaka me Erdoganin, arrestohet komediani turk

250-vjetori i Pavarësisë, Papa Leoni mesazh SHBA-së: Të mbetet besnike idealeve të lirisë dhe unitetit





