U sulmua nga dronët ukrainas, mbytet anija ruse në Detin e Zi

Dy dronë ukrainas goditën dhe fundosën gjatë natës një anije civile që i përkiste kompanisë shtetërore ruse të energjisë bërthamore Rosatom në Detin e Zi, sipas një deklarate të drejtorit të kompanisë, Alexei Likhachev.
Sipas tij, të 17 anëtarët e ekuipazhit i mbijetuan sulmit ndaj anijes, e cila transportonte mallra, përfshirë ushqime të ngrira dhe materiale ndërtimi. “Një sulm i tillë mund të përshkruhet vetëm si pirateri dhe grabitje e armatosur në det”, deklaroi Likhachev.
????????????????
Deux drones marins ukrainiens ont coulé le cargo Yanina, propriété de Rosatom, en mer Noire près de Novorossiysk. pic.twitter.com/rJYFICqtpl
— Antoine ???????? (@thetoitoi) August 1, 2026
Pretendimet e palës ruse nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Rusia dhe Ukraina kanë intensifikuar sulmet ndaj anijeve në javët e fundit, ndërsa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën se po përdorin anije civile për të mbështetur operacionet ushtarake.
Lexo edhe
BOTA
Thellohet tragjedia në Ceuta, shkon në 84 numri i viktimave të krizës së emigracionit

Incidenti në Ceuta, Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

Thatësirë pas 190 vitesh/ Temperaturat ekstreme godasin Mbretërinë e Bashkuar, preken mbi 20 milionë banorë

Zbulimi/ Shkencëtarët lanë ujin brenda një baterie dhe pothuajse i dyfishuan fuqinë

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll dy fshatra të tjerë në Ukrainë





