Anticikloni afrikan sjell valë të forta të nxehti në Europë/ Italia ngre alarmin, edhe Shqipëria përfshihet nga temperaturat e larta
Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa meteorologët shpjegojnë se sh...
Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa meteorologët shpjegojnë se sh...
Prej afro 7 orësh, pasagjerë, kamionë dhe automjete janë bllokuar në tragetin e linjës Durrës-Bari. Trageti mbërriti ...
Vetëm përpara pak ditësh, Zlatko Dalic u largua nga pankina e Kroacisë pas 9 vitesh. Por Federata Kroate e Futbollit nuk humbi shumë ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe se k&eu...
Përshkallëzohet ndjeshëm konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa Teherani pretendon se ka ndërmarrë sulme nd...
Administrata Doganore e Portit të Durrësit ka bllokuar rreth 110 litra verë të paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuara g...
Këngëtarja Enca ka “trazuar” rrjetin ditën e djeshme me një postim të bërë në rrjetet sociale, kur në...
Vëllai i një prej figurave më të njohura të krimit të organizuar në Ekuador është vrarë nga persona të ...
Ilir Selmanaj, një nga personat e akuzuar për përfshirje në çështjen e bujshme të vrasjes së ish-oficerit të Po...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 shtretër, sipas...
Një incident i rëndë ndodhi në një hotel në zonën e Amoudaras, në Kretë, ku policia u thirr për të ndërhyrë pas një denoncimi për dhunë në familje. Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, u përballën me një skenë të rëndë dhune.
Një 25-vjeçare gjermane u gjet në gjendje shumë të rëndë, me dëmtime serioze në trup. Sipas informacioneve, ajo nuk ishte në gjendje të fliste dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Një ambulancë e EKAB mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe e transportoi të renë në Spitalin Venizelio të Heraklionit, ku vazhdon të marrë trajtim mjekësor. Në vendngjarje ndodhej edhe partneri i saj 19-vjeçar, gjithashtu gjerman, i cili kishte dëmtime në fytyrë.
Sipas informacioneve të Cretalive.gr, pas sulmit qëndron ish-partneri 27-vjeçar i 25-vjeçares. Të dy kishin qenë në një lidhje për rreth gjashtë vjet, por marrëdhënia e tyre kishte probleme dhe, sipas raportimeve, gruaja kishte denoncuar edhe më parë episode dhune.
Çifti ishte ndarë në shkurt të këtij viti. Pas ndarjes, 27-vjeçari udhëtoi në Tajlandë për t'u stërvitur në kikboks, ndërsa 25-vjeçarja vazhdoi jetën e saj dhe nisi një lidhje të re.
Më pas, e reja udhëtoi në Kretë për pushime me partnerin e saj 19-vjeçar dhe zgjodhën të qëndronin në një hotel në zonën e Amoudaras. Megjithatë, një detaj nga e kaluara rezultoi vendimtar.
25-vjeçarja dhe ish-partneri i saj përdornin të njëjtën llogari email-i, gjë që i mundësoi 27-vjeçarit të mësonte për një porosi ushqimi të bërë online nga e reja. Në porosi ishte shënuar adresa e hotelit dhe numri i suitës ku ajo po qëndronte.
Fluturoi drejt Kretës dhe gjeti suitën
Sipas raportimeve, sapo mësoi vendndodhjen e ish-partneres, 27-vjeçari mori avionin e parë drejt Kretës. Fillimisht kishte planifikuar të qëndronte për katër ditë në një akomodim të tipit Airbnb, por ngjarjet morën një tjetër rrjedhë.
Pasi gjeti hotelin dhe suitën me numër 604, ai dyshohet se hyri në ambientet e hotelit duke kapërcyer gardhin pranë pishinës. Partneri 19-vjeçar i 25-vjeçares u përpoq ta ndalonte, por, sipas denoncimeve, 27-vjeçari, i stërvitur në kikboks, e goditi dhe e rrëzoi në tokë.
Kur 19-vjeçari erdhi në vete, thuhet se dëgjoi britmat e partneres së tij dhe pa ish-të dashurin e saj duke e sulmuar. Ai u përpoq të ndërhynte për ta ndihmuar, duke u përfshirë në një përleshje të re me 27-vjeçarin.
Pas sulmit, 27-vjeçari arriti fillimisht të largohej nga vendi i ngjarjes, ndërsa në zonë ishin mbledhur persona të shumtë. Megjithatë, efektivët e Policisë së Malevizit, duke shfrytëzuar informacionet e siguruara gjatë hetimeve, arritën ta lokalizonin dhe ta arrestonin rreth një orë më vonë.
Sipas mediave greke, ai u gjet me një valixhe në dorë dhe dyshohet se po përgatitej të largohej nga zona. 27-vjeçari gjerman përballet me akuza të rënda penale dhe ka marrë afat për t'u paraqitur të martën para hetuesit të Heraklionit.
Nga ana e tij, i dyshuari pretendon se nuk kishte ndërmend të lëndonte ish-partneren. Sipas deklarimeve të tij, ai udhëtoi drejt Kretës vetëm për të biseduar me të, pasi, siç pohon, lidhja e tyre kishte përfunduar përmes një email-i dhe nuk kishin pasur kurrë mundësinë të sqaroheshin ballë për ballë.
27-vjeçari pranon se gaboi duke hyrë në ambientet e hotelit pasi kapërceu gardhin pranë pishinës, por këmbëngul se qëllimi i tij ishte vetëm t'i afrohej ish-partneres.
Ai pretendon gjithashtu se 25-vjeçarja rrëshqiti në zonën e pishinës dhe se të dy ranë në tokë, duke mohuar akuzat se e kishte goditur me shqelma.
Ngjarja vijon të hetohet nga autoritetet greke, ndërsa gjendja shëndetësore e 25-vjeçares mbetet nën mbikëqyrjen e mjekëve. /PiranjatNews/
Për Charlie Rowley, kërkimi i sendeve në kazanët e dhurimeve ishte një zakon i përditshëm. Shpesh ai gjente pajisje elektri...
Në javët e para pas pushtimit rus të Ukrainës, qeveritë perëndimore ndërmorën një nga operacionet më të m...
Më shumë se një e treta e popullsisë franceze u vu sot nën nivelin më të lartë të alarmit për shkak të va...
Një politikan amerikan tha se u ndalua nga kolonë të armatosur izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor. Kongresm...
Shumica e izraelitëve nuk e konsiderojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu si një figurë të besueshme, sipas një sondazhi të r...
Pas vdekjes së themeluesit të saj, Yevgeny Prigozhin, grupi mercenar rus Wagner raportohet se ka ndryshuar strukturën dhe aktivitetin e tij n&eum...
Gjermania do të financojë furnizimin e Ukrainës me 50 mijë dronë sulmues, në një nga paketat më të mëdha t&eum...
Pamjet nga një video që ka regjistruar lëvizjen e pakontrolluar të një automjeti në Hersonisos të Heraklionit, në Kret&e...
Britanikët kanë shkuar në ekstreme të reja për të siguruar shezlongjet e tyre gjatë pushimeve, duke fjetur mbi to një ...
Në Dresden, në lindje të Gjermanisë, në fund të vitit të kaluar, makina e fundit doli nga linja e prodhimit në fabrik&...