Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
BOTA

Urdhëroi vrasjen e modeles live në TikTok, arrestohet bosi i kartelit të drogës. Zbardhet shkaku i aktit makabër para mijëra ndjekësve

P
Piranjat 3 August 2026, 20:06 · 4 min lexim
Urdhëroi vrasjen e modeles live në TikTok, arrestohet bosi i kartelit

Një drejtues i një karteli meksikan të drogës, i cili dyshohet se urdhëroi vrasjen e një influencereje në TikTok gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, pasi ajo ishte ndarë nga djali i tij, është arrestuar nga policia.

Ramón Ángel Álvarez Ayala, një figurë e lartë e Kartelit Jalisco New Generation, u arrestua nga forcat speciale në qendër të qytetit Atotonilco el Alto, në shtetin Jalisco, të enjten, raportoi media meksikane Excelsior.

Ai kërkohej gjithashtu për organizimin e vrasjes së Carlos Manzo, kryebashkiakut të Uruapanit, i cili u vra gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve në nëntor të vitit 2025.

Influencuesja e modës dhe bukurisë, Valeria Márquez, u vra në sallonin e saj të bukurisë në shtetin meksikan Jalisco në maj të vitit 2025, pasi një person i armatosur hyri në biznes dhe e qëlloi në gjoks dhe në kokë.

Në momentin e sulmit, Márquez po transmetonte drejtpërdrejt në TikTok për dhjetëra mijëra ndjekësit e saj. Sipas raportimeve, autori i krimit hyri në sallon dhe, jashtë kamerës, u dëgjua duke pyetur nëse ajo quhej Valeria. Pak çaste më pas, 23-vjeçarja u rrëzua pa ndjenja mbi tavolinë, ndërsa një grua nxitoi të ndërpriste transmetimin.

Sipas Sekretarit meksikan të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Qytetarëve, Omar García Harfuch, Ramón Ángel Álvarez Ayala dyshohet se organizoi vrasjen e Márquez pasi mori një telefonatë nga djali i tij, Francisco Álvarez, i cili kishte qenë më parë në një lidhje me influencuesen.

"Ai e kishte kërcënuar në disa raste dhe gjithçka tregon, gjë që do të provohet gjatë hetimeve, se djali i kërkoi babait të tij, i njohur si 'R-1', të kryente femicidin", deklaroi zyrtari.

Deri më tani, policia nuk ka arrestuar Francisco Álvarez dhe as personin e armatosur që dyshohet se kreu ekzekutimin.

Vetëm disa orë para se të vritej, Valeria Márquez kishte publikuar në "Instagram Story" një selfie të realizuar në sallonin e saj të bukurisë.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Uruapanit, Carlos Manzo, 40 vjeç, u vra para mbështetësve të tij gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve në nëntor të vitit 2025, vetëm një muaj pasi kishte bërë thirrje për përdorimin e "forcës së pamëshirshme" kundër karteleve të drogës.

"Nuk dua të jem edhe një kryebashkiak i vrarë", ishte shprehur ai, duke denoncuar grupet kriminale. "Por është e rëndësishme të mos lejojmë që frika të na kontrollojë."

Sipas autoriteteve, politikani u qëllua nga 17-vjeçari Victor Manuel Ubaldo, ndërsa Ramón Ángel Álvarez Ayala konsiderohet si organizatori i vrasjes.

Deri tani, autoritetet kanë arrestuar 31 persona në lidhje me vrasjen e kryebashkiakut.

Álvarez Ayala, i njohur me nofkën "R-1", mbahet në burgun e sigurisë së lartë Altiplano, rreth 90 kilometra nga Ciudad de México, i njëjti burg nga i cili u arratis në vitin 2015 bosi i drogës Joaquín "El Chapo" Guzmán.

Ndaj tij janë ngritur akuza për posedim metamfetamine me qëllim trafikimin, mbajtje të paligjshme armësh zjarri dhe posedim municionesh të destinuara ekskluzivisht për ushtrinë meksikane.

Sipas García Harfuch, "El R-1" identifikohet si udhëheqësi kryesor i grupit kriminal "Los Rs", një nga celulat më të dhunshme të lidhura me Kartelin Jalisco New Generation (CJNG), që vepron në zonat Apatzingán, Uruapan dhe Morelia në shtetin Michoacán, si dhe në Jalisco. /Piranjat News/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.