Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
BOTA

Ushtarët izraelitë damkosin palestinezët me numra: Njësoj si nazistët 

P
Piranjat19 August 2026, 21:10 · 3 min lexim
Ushtarët izraelitë damkosin palestinezët me numra: Njësoj si

Qytetarët palestinezë u shënjuan me një numër të shkruar në ballë dhe në krahë nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor. Ky është rasti më i fundit shqetësues, i raportuar gjerësisht, i cili rikthen vëmendjen mbi sjelljen dhe dhunën e ushtarëve të IDF-së gjatë bastisjeve në territoret palestineze.

Sipas raportimeve, të shoqëruara me imazhe, disa banorë të qytetit verior të Bregut Perëndimor, Qabatiyah, u damkosën me numrin 44 gjatë një operacioni ushtarak izraelit në zonë. IDF pranoi veprimet, duke pretenduar se ushtarët u qortuan.

“Ja si duket dehumanizimi. E fshin qenien njerëzore dhe e shndërron atë në një numër”, - deklaroi hapur Ahmad Tibi, anëtar i Knessetit dhe udhëheqës i partisë arabo-izraelite, duke e quajtur atë “një imazh që të kujton kohërat e errëta”.

Praktika, e pranuar më vonë nga udhëheqësit ushtarakë të Tel Avivit, u dokumentua nga media lokale, e cila tregoi imazhe të disa palestinezëve me numrin 44 të shkruar me shënues në ballë dhe krahë, përfshirë gazetarin edhe Mahmoud Zakarneh. Sipas vetë banorëve, ushtarët izraelitë rrahën dhjetëra njerëz, duke i marrë në pyetje nën kërcënim përpara se t'i damkosnin me shënues.

IDF shpjegoi se arrestimet ishin pjesë e një operacioni spastrimi për të gjurmuar individë të dyshuar për planifikimin e sulmeve, që përfshinin mbi 50 ndërtesa në Bregun Perëndimor verior. Sipas zyrtarëve ushtarakë, ushtarët e përfshirë "i shënuan të dyshuarit e marrë në pyetje si pjesë e operacionit" për të mos ngatërruar ata që ishin kontrolluar tashmë.

IDF shpjegoi se kjo ishte sjellje e papërshtatshme dhe se ushtarët përgjegjës do të qortoheshin zyrtarisht, pa specifikuar se çfarë masash do të merreshin. Kjo nuk është hera e parë që ushtria izraelite është përfshirë në një sjellje të ngjashme. Prillin e kaluar, ushtarët shkruan numra në duart e grave palestineze në hyrje të kampit të refugjatëve në Jenin. Edh në atë rast, veprimi u etiketua si një "veprim i keq" dhe u premtuan masa disiplinore.

Prej javësh të tëra, Bregu Perëndimor ka parë një përshkallëzim të dhunës pas bastisjeve të dhunshme të përsëritura nga kolonët izraelitë që synojnë dëbimin e palestinezëve dhe rimarrjen e vendbanimeve, të gjitha nën syrin vigjilent të ushtrisë, e cila pothuajse kurrë nuk ndërhyn. Rasti më i habitshëm është pranë Nablusit, ku disa familje palestineze mbeten nën rrethim nga kolonët që po bllokojnë shpërndarjen e ushqimit dhe ujit, duke i detyruar banorët që zotërojnë shtëpitë e tyre t'i braktisin ato. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.