Vala e të nxehtit godet Gjermaninë/ Zyra Federale publikon të dhënat: Mbi 5400 vdekje nga vapa

Gjatë javës së fundit të qershorit u regjistruan 5.486 vdekje më shumë se mesatarja e së njëjtës periudhë për vitet 2022–2025.
Kjo periudhë përkoi me kulmin e temperaturave ekstreme, kur në disa rajone të vendit termometri kaloi 41 gradë Celsius.
Ekspertët theksojnë se temperaturat e larta paraqesin rrezik të madh, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Nxehtësia ekstreme mund të përkeqësojë problemet ekzistuese shëndetësore dhe të rrisë ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë.
Gjermania ishte ndër vendet evropiane që u godit më rëndë nga vala e të nxehtit, e cila solli rekorde të reja temperaturash në disa zona.
Shkencëtarët paralajmërojnë se, si pasojë e ndryshimeve klimatike, valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive, duke rritur rrezikun për shëndetin publik dhe duke ushtruar presion mbi sistemet shëndetësore.
Lexo edhe
BOTA
Do të garojë për presidente të Francës? Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde hedh poshtë zërat: S’jam kandidate!...
Tragjedi në pushimet “all inclusive”! Britaniku vdes në Kepin e Gjelbër, e veja: E varrosa në një varr pa emër

Armatimi në Evropë: Rrugët drejt pavarësisë nga SHBA-ja

Analiza e Al Jazeera: Si çoi mosmarrëveshja për Ngushticën e Hormuzit në ciklin e fundit të luftimeve

Izraeli paralajmëron SHBA-në: Irani po përgatit komplot të ri për të vrarë Trump





