Vala e tretë e të nxehtit godet Europën, mijëra persona evakuohen nga zjarret në jug të kontinentit

Në jugperëndim të Francës, temperaturat maksimale gjatë ditës parashikohet që në disa zona, të mbërrijnë 40 gradët Celsius. Ndryshimet klimatike po i përkeqësojnë periudhat e të nxehtit ekstrem në kontinentin që po ngrohet më shpejt në botë.
Temperaturat rekord dhe thatësira kanë shkaktuar fillimin më të rëndë të sezonit global të zjarreve të regjistruar ndonjëherë, ndërsa shkencëtarët e klimës paralajmërojnë se zhvillimi i fenomenit El Niño mund të sjellë kushte edhe më të ashpra gjatë pjesës së mbetur të verës.
Ndikimi i të nxehtit të zgjatur po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, pasi thatësira e madhe rrit rrezikun e zjarreve të reja në Francë, Spanjë, Portugali dhe Greqi. Bashkimi Europian ka angazhuar një numër rekord zjarrfikësish në të gjithë kontinentin, së bashku me 22 avionë për shuarjen e zjarreve, për të ndihmuar në luftën kundër flakëve, deklaroi zëdhënësja e KE-së, Eva Hrncirova.
Gjatë fundjavës, Portugalia dhe Franca i kërkuan bllokut europian ndihmë urgjente për shuarjen e zjarreve, ndërsa po përballeshin me disa vatra aktive. Rreth 10 mijë persona janë evakuuar për shkak të flakëve që vazhdojnë përhapjen në departamentin Pyrénées-Orientales, në jugperëndim të Francës.
Deri tani këtë vit, zjarret kanë djegur rreth 145 kilometra katrorë sipërfaqe në Francë, gati trefishi i sipërfaqes së djegur në të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Lexo edhe
BOTA
Lançohet etiketa e re e Inteligjencës Artificiale, kreativiteti që i bën njerzit të ndalojnë shfletimin

SHBA ngre alarmin! Raketa kineze godet deri në 10 mijë kilometra

Macron i sigurt pas shpërthimeve pranë hotelit ku po qëndronte, 18 të plagosur në Damask

Frederiksen paralajmëron Evropën: Lufta nuk fitohet me fjalë, duhet të armatosemi përballë kërcënimit rus

Alarm i kuq në Spanjë nga vala e të nxehtit/ Temperaturat arrijnë deri në 42°C, tre rajone në rrezik ekstrem

E dyshuara që hodhi në erë oligarkun ukrainas në Monako, gjendet e ekzekutuar dhe varrosur në Kiev

Financial Times: Si do të luftonte Evropa pa SHBA-në?

Mashtrimi dhjetëra milionë euro/ Gjermania arreston në avion shqiptarin, po fluturonte nga Dubai





