Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
BOTA

Valë e re Covid-i në Kinë, 79 mijë raste vetëm në korrik

P
Piranjat 1 August 2026, 08:16 · 2 min lexim
Valë e re Covid-i në Kinë, 79 mijë raste vetëm në

Kina po përballet me një valë të pazakontë verore të Covid-19, me 79 mijë raste të regjistruara gjatë muajit korrik, sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Nga këto, 130 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore theksojnë se nuk ka arsye për alarm. Sipas tyre, shumica e të infektuarve kanë simptoma të lehta dhe niveli i përhapjes mbetet dukshëm më i ulët se ai i vitit të kaluar.

Varianti dominues në Kinë vazhdon të jetë Omicron NB.1.8.1, i cili sipas CDC-së ka arritur një nivel të moderuar transmetimi. Të dhënat për javën 13-19 korrik tregojnë se shkalla e testeve pozitive për Covid-19 ka arritur në 16.3%, me një rritje prej 4.3 pikë përqindje krahasuar me javën paraardhëse. Në të njëjtën kohë, gripi ka shënuar rënie, me normën e pozitivitetit në 12.6%.

Autoritetet kineze u rekomandojnë të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike të marrin masa parandaluese, si përdorimi i maskës në ambiente publike dhe spitale, si edhe vaksinimi për grupet më të rrezikuara.

Sipas mediave kineze, javët e fundit Covid-19 ka kaluar gripin si shkaktari kryesor i infeksioneve respiratore në vend. Ekspertët besojnë se temperaturat e larta po i shtyjnë njerëzit të qëndrojnë më gjatë në ambiente me ajër të kondicionuar, duke krijuar kushte të ngjashme me ato të dimrit për përhapjen e virusit.

Megjithatë, specialistët theksojnë se nuk është vërejtur rritje e rasteve të rënda apo e vdekjeve. Shumica e pacientëve shfaqin temperaturë dhe dhimbje fyti, ndërsa shërohen brenda pesë deri në shtatë ditësh.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar variantin NB.1.8.1 si një “variant nën monitorim”. Sipas vlerësimit të saj, ai përhapet më lehtë, por nuk ka prova që shkakton sëmundje më të rëndë se variantet e tjera që qarkullojnë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.