BOTA

Varrimi me nderime të larta i Ratko Mlladiç/ BE paralajmëron bllokim të Vuçiçit: Të rishikohen negociatat

Piranjat Përditësimi i fundit 8 September 2026, 20:25
Varrimi me nderime të larta i Ratko Mlladiç/ BE paralajmëron

Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Serbinë se mundësia e vazhdimit të bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet.

Ky paralajmërim vjen pasi Serbia e varrosi me nderime shtetërore dhe ushtarake Ratko Mlladiç, të dënuarin për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

"Siç e dini, diskutimet mbi Grupin 3 janë duke u zhvilluar aktualisht me shtetet anëtare. Dhe, për këtë diskutim duhet të merren parasysh zhvillimet e fundit politike që i kemi parë", tha Guillaume Mercier, zëdhënësi i Komisionit Evropian për zgjerimin, në një konferencë për shtyp të martën. Kujtojmë se Serbia që nga viti 2021 nuk ka hapur ende asnjë grupkapitull të ri negociatash.

Më herët gjatë ditës, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dënuan ceremoninë e organizuar në Beograd.

"Pamjet nga varrimi i djeshëm i Ratko Mlladiçit në Beograd ishin tronditëse. Ratko Mlladiç ishte një kriminel lufte i dënuar, përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Mbështetja zyrtare dhe prania e disa zyrtarëve të lartë serbë në varrim janë thellësisht për të ardhur keq. Ato tregojnë se Serbia nuk është përballur me një nga kapitujt më të errët të historisë së fundit të Evropës dhe bien ndesh me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga e saj drejt Bashkimit Evropian", thuhet në deklaratën e përbashkët.

Reagime pati edhe nga Britania e Madhe. Londra thirri ambasadorin serb për sqarime, ndërsa ministri britanik për Evropën, Lord Wood, deklaroi se glorifikimi i një krimineli lufte të dënuar "minon drejtpërdrejt besimin, nxit përçarjet dhe është i papajtueshëm me procesin e pajtimit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon".

Ndërkohë, Bosnjë-Hercegovina ndërmori masa diplomatike ndaj Beogradit. Ministri i Jashtëm, Elmedin Konakoviq, shpalli persona të padëshiruar Milan Dulanoviqin, atashe ushtarak në Ambasadën e Serbisë në Sarajevë, dhe Darko Maksimoviqin, këshilltar i përfaqësuesit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

"Këta dy persona kanë 48 orë kohë për t'u larguar nga Bosnjë-Hercegovina", deklaroi Konakoviq, duke bërë të ditur se kartat e tyre diplomatike do të anulohen.

Ministri boshnjak njoftoi gjithashtu se Sarajeva ka tërhequr pëlqimin për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal me Serbinë, e planifikuar për më 1 tetor në Mal të Zi.

Edhe kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, reagoi duke theksuar se "lavdërimi i një krimineli lufte është fyerje për viktimat" dhe se rruga e Serbisë drejt BE-së kërkon angazhim ndaj vlerave evropiane dhe të vërtetës historike.

Ratko Mlladiç vdiq më 27 gusht në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Ai u varros të hënën në Beograd me nderime shtetërore dhe ushtarake, ceremoni që shkaktoi reagime të forta nga Bashkimi Evropian dhe vende të tjera perëndimore.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?