Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
BOTA

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin

P
Piranjat18 September 2026, 08:59 · 2 min lexim
Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët

Një dokument i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore, që ndodhet në duart e autoriteteve greke dhe tashmë është bërë publik, hedh dritë mbi momentet e transportimit të Giorgos Mazonakis drejt spitalit, ndërsa dy mjekët e përfshirë në rast, Ilias Theodoropoulos dhe Ioanna Gaka, ndodhen në paraburgim.

Dokumenti përmban vëzhgimet e ekipit të EKAB-it gjatë marrjes së pacientit në klinikë dhe transferimit të tij më pas në spitalin “Elpis”. Një nga shënimet e procesverbalit thekson se “mjekët në vendngjarje refuzuan të jepnin informacion në lidhje me pacientin”.

Sipas dokumentit, mjekët nuk kanë dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të Mazonakis dhe trajtimin që i ishte bërë përpara mbërritjes së ekipit të urgjencës. Kjo pjesë e dokumentit përkon edhe me dëshminë e një ndihmësmjekeje, e cila ka dhënë deklaratë para autoriteteve hetimore. Sipas saj, kur mbërriti ekipi i EKAB-it, mjekët e klinikës nuk treguan se çfarë trajtimi i ishte bërë pacientit.

Ndihmësmjekja ka deklaruar se një mjeke i tha ekipit vetëm se pacienti kishte mbërritur në klinikë për të marrë trajtim, pa specifikuar natyrën e trajtimit.

Më tej, sipas dëshmisë, pasi pacientit iu vendos një linjë intravenoze, ai pësoi arrest kardiak. Në dokumentin e transportit të EKAB-it thuhet se Mazonakis u mor nga ekipi pa frymëmarrje dhe pa puls. Dokumenti është tashmë pjesë e materialeve që po shqyrtohen nga autoritetet në hetimin për rrethanat e vdekjes së tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.