Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë Kërcënimet ndaj Veliajt/ Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë ...
BOTA

Vdekja e Ratko Mladiç/ Haga i përgjigjet Beogradit: Kujdesi ndaj tij tejkaloi standardet minimale ndërkombëtare

P
Piranjat29 August 2026, 18:40 · 2 min lexim
Vdekja e Ratko Mladiç/ Haga i përgjigjet Beogradit: Kujdesi ndaj tij

Mekanizmi Rezidual Ndërkombëtar për Tribunalet Penale në Hagë i është përgjigjur kritikave të Beogradit pas vdekjes së Ratko Mladiç, duke deklaruar se ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës mori kujdes mjekësor që tejkalonte standardet minimale ndërkombëtare.

Sipas autoriteteve të Hagës, hetimi për rrethanat e vdekjes së Mladiç është ende në zhvillim dhe për momentin nuk mund të jepen detaje të mëtejshme, përfshirë edhe datën se kur trupi i tij do t’u dorëzohet autoriteteve serbe. Pas vdekjes së tij, presidentja e Mekanizmit, Graciela Gatti Santana, urdhëroi nisjen e një hetimi dhe caktoi gjyqtarin Ian Bonomy për të shqyrtuar rrethanat e ngjarjes. Hetimi nisi menjëherë pas njoftimit për vdekjen e Mladiç më 27 gusht.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në një përgjigje paraprake për kujdesin që ai kishte marrë gjatë qëndrimit në qendrën e paraburgimit, Haga tha se trajtimi mjekësor dhe asistenca e ofruar, përfshirë ndihmën për aktivitetet e përditshme, tejkaluan ndjeshëm minimumin e kërkuar nga standardet ndërkombëtare. 

Reagimi vjen pas kritikave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili e akuzoi Hagën për sjellje të pacivilizuar dhe kritikoi faktin që Mladiç nuk u lejua të kthehej në Serbi për të kaluar ditët e fundit të jetës pranë familjes.  Ratko Mladiç, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnje, vdiq në moshën 84-vjeçare në një spital në Hagë, ku po vuante dënimin. Ai u dënua për rolin e tij në rrethimin e Sarajevës dhe masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Nga kategoritë e tjera

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.