BOTA

Vendim precedent në Itali/ Gjykata njeh zyrtarisht tre prindër për një fëmijë

Piranjat Përditësimi i fundit 13 May 2026, 23:00
Vendim precedent në Itali/ Gjykata njeh zyrtarisht tre prindër

Një gjykatë italiane ka marrë një vendim që po konsiderohet historik, duke njohur ligjërisht tre prindër për një fëmijë 4-vjeçar. Bëhet fjalë për dy burra dhe një grua, të cilët tashmë do të figurojnë të tre si prindër ligjorë të të miturit.

Rasti ka ndezur debat të fortë në Itali, sidomos mes grupeve konservatore dhe organizatave katolike, të cilat kanë kundërshtuar hapur vendimin.

Sipas mediave italiane, fëmija ka lindur në Gjermani dhe jeton atje me një çift burrash të martuar. Njëri prej tyre është babai biologjik, ndërsa gruaja që ndihmoi në ardhjen në jetë të fëmijës njihet gjithashtu si nëna ligjore.

Burri tjetër, me shtetësi italiane dhe gjermane, kishte përfunduar më herët procedurat e birësimit në Gjermani dhe kërkoi që ky status të pranohej edhe nga shteti italian. Autoritetet lokale në Itali e refuzuan fillimisht kërkesën, pasi dyshuan për përdorim të nënës surrogate praktikë që qeveria aktuale italiane e konsideron të paligjshme edhe kur realizohet jashtë vendit.

Por Gjykata e Apelit në Bari vendosi ndryshe, duke theksuar se nuk ekzistonin prova për një marrëveshje surrogate dhe se në këtë rast bëhej fjalë për tre persona që kishin rol aktiv dhe të njohur në jetën e fëmijës. Vendimi tashmë ka marrë formë përfundimtare dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm për njohjen e modeleve të reja familjare në Itali, duke e afruar vendin me legjislacionin gjerman në raste të ngjashme.

Avokatja Pasqua Manfredi, që përfaqëson një nga baballarët, deklaroi se çështja nuk lidhet me zëvendësimin e nënës, por me dëshirën e tre të rriturve për t’u njohur ligjërisht si prindër të fëmijës.

Vendimi vjen në një moment simbolik, pasi Italia po shënon 10-vjetorin e njohjes së partneriteteve civile për çiftet e të njëjtit seks. Ndërkohë, organizata konservatore “Pro Vita & Famiglia” e kritikoi ashpër këtë zhvillim, duke e quajtur një ndryshim të rrezikshëm të konceptit tradicional të familjes.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?