Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë Kërcënimet ndaj Veliajt/ Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë ...
BOTA

VIDEO/ Breshër në madhësinë e topave të golfi në periferi të Zyrihut! Të paktën 40 të plagosur

P
Piranjat29 August 2026, 18:51 · 3 min lexim
VIDEO/ Breshër në madhësinë e topave të golfi në

Një stuhi e rrallë dhe ekstremisht e fuqishme breshëri ka goditur qytetin e Winterthurit dhe zonën e Ueterlandit në kantonin e Zyrihut këtë të premte, duke shkaktuar kaos, të lënduar dhe dëme masive materiale.

Sipas meteorologëve, i gjithë fenomeni zgjati vetëm pesë minuta, me erëra që arritën shpejtësinë nga 80 deri në 130 kilometra në orë dhe kokrra breshëri në madhësinë e topave të golfi apo tenisit. Moti i keq i zuri qytetarët dhe autoritetet plotësisht në befasi, ndërsa pasojat më të rënda u regjistruan në shkollën fillore Rychenberg dhe objekte të tjera arsimore në Winterthur, ku stuhia shpërtheu gjatë pushimit të mëngjesit.

Dhjetëra fëmijë pësuan gërvishtje në kokë si dhe mavijosje në shpatulla, krahë e këmbë nga goditjet e breshërit. Administrata e shkollës njoftoi menjëherë prindërit, ndërsa mësuesit u dhanë ndihmën e parë nxënësve të prekur dhe mbështetje psikologjike fëmijëve të frikësuar.

Pasojat e fenomentit ishin shkatërruese edhe për automjetet, ndërtesat dhe institucionet kulturore. Shërbimet e emergjencës dhe ambulancat u mobilizuan me shpejtësi në gjithë zonën për transportimin e të plagosurve dhe pastrimin e rrugëve nga pemët e rrëzuara.

Breshëri shkaktoi çati të dëmtuara, dritare të thyer në banesa e shkolla, si dhe dëme të konsiderueshme materiale në Muzeun e Artit në Winterthur. Gjithashtu, dhjetëra makina që udhëtonin në autostradë pësuan xhama të thyer dhe vrima në karroceri, duke u detyruar të ndalonin me urgjencë në korsinë e emergjencës.

Mediat e huaja raportojnë se, eksperti Marco Stoll nga Meteo Schweiz deklaroi se breshëri i këtij niveli është një ngjarje ekstremisht e rrallë që ndodh zakonisht vetëm një herë në vit, ndërsa stuhia lëvizte me një shpejtësi mbresëlënëse prej rreth 100 kilometrash në orë.

Banorët lokalë përshkruan çastet e panikut ku era e fortë errësoi gjithçka përpara se breshëri të derdhej mbi qytet. Kryetari i bashkisë së Seuzach konfirmoi se vendi u përball me një ngjarje dramatike të paprecedentë, duke bërë që të aktivizohet menjëherë Organizata e Menaxhimit të Krizave për përballimin e emergjencës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S Z E N E I S H W I N T I (@wintiblog)

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Nga kategoritë e tjera

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.