VIDEO/ E pazakontë në Izrael, ushtarët lënë armët dhe largohen nga baza. Ja ndaj kujt protestojnë

Një incident i pazakontë ka tronditur ushtrinë izraelite, pasi rreth 100 pjesëtarë të këmbësorisë u larguan të enjten nga baza ushtarake Sde Teiman, në jug të Izraelit, duke lënë armët e tyre pas, pas një konflikti me komandantin e batalionit.
Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), ushtarët e batalionit Tzabar të brigadës Givati braktisën bazën pasi komandanti kishte hequr disa mbishkrime dekorative të vendosura prej tyre, të cilat ata i konsideronin pjesë të traditës së njësisë.
שוב מרד בחטיבת גבעתי: הורים ללוחמים מגדוד שקד שיצאו מלבנון בימים האחרונים טוענים כי הם החליטו על מרד והניחו את נשקם לאחר שהמג"ד הורה להרוס להם את פינות הזיכרון של הגדוד ודגלים וזכרונות שלהם@ela1949 pic.twitter.com/J7WLkcjkuG
— כאן חדשות (@kann_news) July 30, 2026
Ushtria izraelite konfirmoi se ngjarja është nën hetim dhe e cilësoi largimin masiv si një veprim që bie ndesh me disiplinën dhe vlerat mbi të cilat funksionon IDF.
Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë ushtarët duke u larguar nga baza mes brohoritjeve dhe sharjeve ndaj oficerëve. Në pamje shihen gjithashtu armët e lëna në bazë dhe mbishkrimet dekorative të dëmtuara, mes tyre edhe një tabelë me simbolikë të ferrit dhe mbishkrimin "Mbretëria e Djallit".
Sipas ushtrisë, disa prej këtyre mbishkrimeve përmbanin mesazhe poshtëruese ndaj rekrutëve të rinj. IDF ka qenë edhe më parë në qendër të kritikave për praktika disiplinore dhe trajtim degradues ndaj ushtarëve të saporekrutuar në disa njësi të këmbësorisë.
Pas incidentit, komandanti i batalionit u dha ushtarëve afat deri në orën 16:00 për t'u rikthyer në bazën Sde Teiman, duke paralajmëruar se mungesa do të konsiderohej e paautorizuar dhe do të sillte masa disiplinore.
IDF bëri të ditur se shumica e ushtarëve u rikthyen gjatë mbrëmjes, por rreth 30 pjesëtarë të një toge nuk iu bindën urdhrit. Rastet e tyre do t'i kalojnë policisë ushtarake, ndërsa drejtuesit e protestës do të përballen me masa disiplinore të veçanta nga komanda e brigadës.
Komandanti i brigadës Givati, koloneli Netanel Shamaka, deklaroi se nuk do të tolerohet asnjë cenim i disiplinës, autoritetit të komandantëve dhe rregullave themelore të ushtrisë izraelite.
"Ky incident do të trajtohet me seriozitetin më të madh", theksoi ai./PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Historia e Ceutës, enklavës spanjolle në Marok ku bashkëjetojnë myslimanët, hebrenjtë dhe hindutë

Meloni kërcënon Spanjën për migrantët: Jemi të gatshëm të pezullojmë Shengenin

32 mln njerëz të diagnostikuar me HIV/ OBSH ngre alarmin: Rriten infeksionet seksualisht të transmetueshme

Aksidentohet autobusi në Algjeri, të paktën 25 të vdekur dhe 44 të plagosur

Hodhën qindra mijëra euro në det për t’i shpëtuar Policisë, arrestohen tre persona në Siçili





