Video/ E rëndë në Greqi, rrëzohet helikopteri në ishullin Sifnos; tre persona gjenden pa ndjenja

Një helikopter privat është rrëzuar pasditen e sotme, në ishullin Sifnos të Greqisë, ndërsa tre persona që ndodheshin në bord janë gjetur pa ndjenja.
Sipas raportimit të medias greke “Protothema”, helikopteri u rrëzua pak pas orës 18:00 në zonën Tholos, pranë platformës së uljes së helikopterëve. Menjëherë pas rrëzimit ka shpërthyer zjarr, duke sjellë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe ekipeve të shpëtimit.
Helikopteri ka rënë pranë banesave, ndërsa zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje nisën ndërhyrjen për shuarjen e flakëve dhe menaxhimin e pasojave të aksidentit.
Sipas të dhënave të publikuara deri tani, tre persona janë gjetur pa ndjenja në helikopter. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion të mëtejshëm për identitetin ose gjendjen e tyre. Qendra Operacionale e Departamentit të Zjarrfikësve u njoftua për rrëzimin rreth orës 18:17 të 17 gushtit.
Në operacion u angazhuan fillimisht dy zjarrfikës me një automjet, ndërsa autoritetet nisën nga Syros drejt Sifnos edhe një ekip shpëtimi me motoskafin RAFNAR të Departamentit të Zjarrfikësve.
Pamjet e publikuara nga media greke “To Pontiki” tregojnë momentet e para pas incidentit dhe tymin në zonën ku është rrëzuar helikopteri.
Deri tani autoritetet greke nuk kanë bërë të ditur shkakun e rrëzimit. Hetimet pritet të përcaktojnë rrethanat e fluturimit dhe dinamikën e aksidentit.
Lexo edhe
BOTA
40 vite në pritje, Erdogan ndërron mendje: Anëtarësimi në BE nuk përbën më prioritet për Turqinë

Përplasje e rëndë mes dy varkave në brigjet e Kanës, 10 të plagosur dhe një 22-vjeçar i zhdukur

Pa tualete, kuzhina dhe ajër të kondicionuar/ Marina amerikane mbetet pa energji elektrike në Detin e Kinës Jugore

Trump kërcënon Omanin me bombardime nëse ndërhyn për Ngushticën e Hormuzit

Hawaii goditet nga stuhia “Lala”





