Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës
BOTA

VIDEO/ Futbollisti ecën me shpejtësi marramendëse mbi 300 km/h dhe filmon veten. E pëson bashkë me BMW-në 90 mijë paundëshe

P
Piranjat11 August 2026, 23:14 · 2 min lexim
VIDEO/ Futbollisti ecën me shpejtësi marramendëse mbi 300 km/h

Një djalë i pamatur, i apasionuar pas shpejtësisë, është dënuar me burg pasi arriti shpejtësinë prej 191 miljesh në orë (rreth 307 km/h) në një autostradë.

Futbollisti gjysmë-profesionist Connor Charlton filmoi shpejtësimatësin e BMW X3M-së së tij të modifikuar dhe e publikoi videon në rrjetet sociale.

 Një tjetër video e tregonte atë duke hyrë e dalë mes makinave në trafik me shpejtësi 160 milje në orë (rreth 257 km/h), me SUV-in që kushton 90 mijë paund.

Babai i dy fëmijëve e shoqëroi videon me përshkrimin “wow”, së bashku me një emoji duke qeshur.

Në video të tjera, ai arriti shpejtësinë 157 milje në orë (rreth 253 km/h) teksa u nis me shpejtësi nga një semafor i kuq, ndërsa një mik e filmoi duke bërë “drift” rreth një rrethrrotullimi.

Në një moment rrëqethës, ku Charlton doli përpara një furgoni të bardhë, duke rrezikuar të shkaktonte një përplasje, një person dëgjohet duke thënë: “Uau, uau, uau!”, përpara se të shpërthente në të qeshura.

 BMW-ja e tij u sekuestrua përfundimisht nga policia pasi ai u përfshi në një aksident në shtator të vitit 2023.

Hetimi zbuloi një shënim në telefonin e tij, ku kishte shkruar një histori të sajuar për aksidentin, duke pretenduar se faji ishte i një drejtuesi tjetër dhe se ai ishte larguar nga vendngjarja.

Një kontroll i kompjuterit të makinës tregoi se ajo kishte regjistruar shpejtësi mbi 107 milje në orë (rreth 172 km/h) në tetë raste brenda një viti.

Charlton, 32 vjeç, u akuzua për dhjetë vepra të drejtimit të rrezikshëm të automjetit dhe katër vepra për pengim të drejtësisë, pasi kishte organizuar që persona të tjerë të merrnin përsipër pikët e penalizimit në patentë në vend të tij. /PiranjatNews/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.