VIDEO/ Grabitësi i maskuar hyn në pastiçeri, punonjësja përleshet me të me bishtin e fshesës. Pronari: Na kanë vjedhur 21 herë!

Punonjësja e një pastiçerie në Nikai tregoi se çfarë ndodhi kur përzuri një grabitës duke e goditur me bishtin e leckës së dyshemesë. Ajo tha se e kuptoi se burri ishte grabitës sapo pa se kishte veshur doreza në duar, ndërsa në momentin e parë që iu dha mundësia shtypi "butonin e panikut", i cili ndodhej pranë arkës.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 22:00 të mbrëmjes të së dielës, kur grabitësi, i veshur me një kapele blu dhe një maskë kirurgjikale të zezë, hyri në dyqan dhe u drejtua për te kasa.
"Hyra në banjë, kisha përgatitur fshesën me leckë, dola jashtë dhe nisa të lëviz pas frigoriferëve. Arrita pranë arkës dhe me cep të syrit pashë se kishte hyrë një burrë. Ai po afrohej ngadalë drejt meje. E shikoja, mbante maskë. I thashë 'mirëmbrëma' dhe pashë se kishte veshur doreza. Aty e kuptova se ndoshta nuk ishte klient", tregoi punonjësja për MEGA.
"Në atë moment nxori armën, e mbante pranë trupit dhe tha: 'Grabitje'. I thashë: 'Të lutem, mos më bëj gjë', ndërsa ai u përgjigj: 'Jo, merr një qese dhe fut brenda paratë e arkës'. Mora një qese, e hapa dhe shkova drejt arkës për t'i dhënë paratë, sepse pronari na ka thënë gjithmonë: 'Çfarëdo që të ndodhë, jepuni paratë dhe le të largohen, vetëm të mos ju bëjnë keq'.
Ai ktheu kokën nga dera për të parë nëse po hynte dikush. Unë kam një buton paniku poshtë arkës dhe pikërisht në atë çast arrita ta shtyp. Pastaj u ula dhe u fsheha pas frigoriferëve. Kur u futa pas frigoriferëve, ai filloi të qëllonte dhe atëherë kuptova se arma ishte me fishekë manovër (kapuçinj), jo me plumba të vërtetë. Mora fshesën me leckë dhe nisa ta godisja."
Në videon që kishte publikuar Protothema.gr, shihet autori i ngjarjes teksa nxjerr një pistoletë nga çanta e vogël që mbante në brez dhe kërcënon punonjësen, duke i kërkuar t'i dorëzojë paratë e arkës. Siç tha pronari i pastiçerisë, kjo ishte hera e 21-të që biznesi i tij bëhet objekt i grabitësve ose hajdutëve.
"Na kanë vjedhur 21 herë. Marsin e kaluar një hajdut hyri në dyqan, ndërsa dje ndodhi përsëri. Fatmirësisht nuk kisha shumë para në arkë. Mori një pjesë të tyre dhe u largua. Ai hyri me armë, madje qëlloi, por arma ishte e mbushur vetëm me fishekë manovër. Vajza u tremb në fillim, por sapo kuptoi se arma nuk ishte e vërtetë, e ndoqi grabitësin duke e goditur me fshesën me leckë”, tha ai. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Hamasi shpërbën qeverinë në Gaza, ia transferon pushtetin një Komiteti të mbështetur nga OKB-ja

Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, mijëra qytetarë të evakuuar

Venezuelë/ Një vajzë 12-vjeçare mbijetoi 32 orë në rrënoja duke ngrënë ketchup dhe djathë

Netanyahu kërkesë Trumpit: Mos i jepni F-35 Turqisë! Erdogan kërcënon hapur Izraelin

Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, mijëra të evakuuar/ Autoritetet paralajmërojnë rreziqe dhe vështirësi në menaxhim





